Rama: Frika e Serbisë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë do të rritet

16:29 / E shtunë, 14 Tetor 2017

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar Bashkimin Evropian për mardhënie të padrejta ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë për “Frankfurter Rundschau”, Rama ka thënë se është vendim shumë i padrejtë nga ana e udhëheqësve evropian që nuk është duke negociuar me Shqipërinë.

“Ne i kemi bërë realizuar ato tashmë. Është diçka fantastike që negociohet. Por është thjesht e padrejtë që ne nuk po negociojmë. Nuk e kuptoj këtë frikë të pabesueshme të udhëheqësve europianë, kur e lidhin vazhdimisht fillimin e negociatave të pranimit në union, me zgjedhjet në vendet e tyre apo rebelimin e opinionit publik. Kjo është çmenduri. Do të qe ende e kuptueshme që vetë anëtarësimi të shtyhet disi. Por kjo ka të bëjë me negociatat. Dhe negociatat, janë diçka që vetëm sa na ndihmon në rrugëtimin tonë”, ka thënë se Rama.

Ndër tjerash ai ka shtuar se “problemi nuk është ajo që thotë, por ajo që bën Evropa. Në rastin tonë është krejtësisht e padrejtë, sepse ne jemi një shtet anëtar i NATO-s. Mali i Zi është anëtarësuar në aleancë shumë më vonë. Për më tepër, ne jemi shumë më përpara Malit të Zi në kapitujt vendimtarë që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Serbia gjithashtu duhet të vazhdojë t’i kryejë këto reforma”.

Gjatë kësaj interviste Rama ka folur edhe për bashkëpunimet në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai është pyetur për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe për frikësimin e Serbisë se do të ndodh një gjë e tillë.

Këto frikëra do të rriten. Nuk është se unë e dua këtë, por kjo është logjike. Kosovarët qenë nën një regjim shumë brutal, dhe gjithësesi mund të lëviznin në Evropë. Tanimë ata kanë shtetin e tyre, dhe nuk mund të udhëtojnë më. Jo vetëm që ka një lodhje të vazhdueshme, por ka edhe një lodhje nga durimi”, ka shtuar Rama.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400