Reagojnë mediat serbe: Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në vitin 2018

10:16 / E mërkure, 29 Nëntor 2017

 

Mediat serbe kanë reaguar duke shkruar se përfaqësuesit nga Kosova e Shqipëria kanë dhënë pesë mesazhe me të cilat kanë nënkuptuar Bashkim Kombëtar, shkruan “Telegraf.rs”.

Mesazhi i parë që i ka “frikësuar” serbët ka të bëjë me ministrin e Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufirit Pandeli Majko , i cili u ka bërë thirrje për “hapjen e kufirit” mes Kosovës dhe Shqipërisë nga 1 janari 2018. Ai ka thënë se nuk ka pasë nevojë për dokumente dhe nuk do të ketë as tani.

Përvec minsitrit, edhe akademiku Rexhep Qosja ka përcjellë një mesazh ku thotë se qëllimi i shqiptarëve duhet të jetë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq në mbledhjen e dy qeverive që janë mbajtur dje nën slloganin “Një komb, një popull dhe një ëndërr”, i ka bërë serbët të reagojnë.

Përvec  tjerave, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka shpallur për herë të parë zyrtarisht ditë pushimi 28 nëntotin.

Dhe mesazhi i fundit e jo më pak i rëndësishëm, tre përfaqësuesit shqiptarë, Ilir Meta , Hashim Thaci e Edi Rama e kanë festuar bashkarisht këtë festë kombëtare

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400