Reforma zgjedhore në thelb reformë qeverisje

16:53 / E hëne, 24 Tetor 2016

 

InfoPress / Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Tanime ka filluar debati per reformen zgjedhore ne jeten politike ne Shqiperi. Po behet zhurme per sistemin zgjedhor apo copeza te tij. Duket sikur fajet na i kane sistemet zgjedhore. Ne fakt nuk eshte keshtu. Fajet i kane zgjedhjet pa parime themelore demokratike.

Qe kjo reforme mos te degjeneroje si ato paraadheset eshte e keshillueshme qe paraprakisht te hartohet nje kuader parimesh te larta demokratike dhe te respektohet ky kuader ne cfaredo lloj sistemi qe do aplikojme. Percaktimi i kuadrit te parimeve demokratike eshte themeltar jo vetem per zgjedhjet, por edhe per vete qeverine dhe qeverisjen. Per rrjedhoje reforma zgjedhore eshte ne thelbin e vet reforme qeverisje. Presidenti me idealist Amerikan, Uidrou Uillson thoshte… “Ne demokraci parimet qeverisese jane me te rendesishme se vete qeveria”…. E parimet qeverisese nisin me zgjedhjet. E thene ndryshe menyra sesi vjen nje pushtet nje qeveri percakton edhe menyren sesi ajo do qeverise.

Bazuar ne modelet me te sukseshme demokratike zgjedhore dhe qeverisese le te vendosim reformen zgjedhore mbi keto tre parime te larta: Qeveri te Popullit (jo individesh, klanesh, lobesh apo grupesh) Qeveri per Popullin (jo per parti apo grupe interesi) Qeveri prej Popullit (zgjedhur ne menyre te lire e te ndershme dhe jo ne menyre manipulative dhe abuzive) Nese keto parime na udheheqin ne zgjedhje athere cdo sistem zgjedhor eshte i drejte, i dobishem, i arsyeshem. Pra ne thelb eshte demokratik. Qeveria qe do dale do jete prej popullit, do jete teresisht e tij dhe do i dedikohet popullit. Parimet e larta jane themelet mbi te cilat ngrihet sistemi politik demokratik. Demokracia shqiptare vuan seriozisht nga mungesa ose deformimet parimeve te larta demokratike…

Published by

Koshi i Politikës

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400