Rrëfim i tmerrshëm i serbit që mori pjesë në masakrat e Kosovës: Ua zinim kokat shqiptarëve për t’ua marrë dhëmbët e artë!

14:17 / E hëne, 27 Nëntor 2017

 

Pas viteve të luftës dhe tmerri, pas shumë humbjeve, torturave, dhimbjeve e gjenocidi, kriminelët sikur filloi të zë gjaku e të mos mbajnë brenda tyre gjitha ato pamje drithëruese. Ata zëra që kërkonin ndihmë, lot që rridhnin si lumi e britma duke kërkuar mëshirë.

Filluan një nga një të “këndojnë” tmerret dhe ankthet që shumë njerëz i përjetuan me t’u përballur me ushtrinë gjakatare e vrastare të viteve 1998-1999.

Edhe Slobodan Ivanoviç ishte një nga ish komandantët e Njësive Speciale të policisë serbe që në vitet 1998-1999, të cilët kryen spastrime etnik në Kosovë. Ai në një nga rrëfimet e tij pati përmendur disa nga krimet më monstruoze që policia serbe ka bërë ne Kosovë.

Në urdhër të Slobodan Ivanoviç ishin pothuajse 150 policë, por jo të gjithë nga ata mbanin gradat policë, pasi kishte edhe nga ata që  ishin kriminel të nxjerr nga burgjet vetëm për të kryer vepra të tilla.

“Ne ishim 150 policë në qetë nga ata dhjetë dalloheshin për vjedhje, vrasje, masakra që unë nuk mund ti besoja dot, nuk konsumonin as drogë dhe as alkool, por u interesonte pasurimi brenda një nate”, ka thënë Slobidan Ivanoviçi në rrëfimin e tij.

Por, nga shumë raste makabër të përjetuar në ato kohë, Ivanoviç tregon një rast që vetëm ta mendosh të ngrin gjakun .

“Kam pasur një rast në Rahovec me një polic që një shqiptari i ka prerë kokën dhe e  ka zier për disa ditë për ti nxjerr tre dhëmbët e artë nga ajo kokë. Këtë e tregoj pasi që kjo më përndjek dhe duhet që ta kem më të lehtë. Pas tre ditësh që e ka zier atë kokë ka shkuar në shtëpi disa ditë dhe nga ajo kokë ai ka bërë llamë tavoline”, kishte thënë Jvanoviç.

Se ishte tmerr këtë gjë po e pohonte edhe vetë Ivanoviç, por tmerri nuk kishte të ndalur pasi që po i njëjti person po vazhdonte të bënte edhe te personat të tjerë.

“Ky është tmerr nuk mund ta kuptoj unë nuk e dija s’po ziente mendoja se po përgatiste dreken. Më vonë kur u kthyem përsëri ai të njëjtën gjë e bëri me një kokë femre dhe e bëri llamë tavoline, sepse në shtëpi donte të kishte dy koka pas disa vitesh pas gjithë këtyre ngjarjeve dëgjova se ka përfunduar në çmendi pasi që një njëri normal s’do të mund ta bënte atë që e bëri ai”, ka rrëfyer ai.

Nga këto krimet monstruoze të cilat nuk kishin  një fund shumë civil të pafajshëm u ekzekutua, torturuan në format më çnjerëzore, edhe pse shumë nga këta civil as nuk u munduan të bënin rezistencë.

Urdhëratë vinin nga lartë dhe ajo çka po bëhej nga policët në terren nuk po i interesonte askujt, thjesht urdhri ishte bërë për t’u zbatuar.

“Kur ishim në terren na thoshin gomën ose shkrepësen çka do të thoshin ose do të shkatërronim të gjithë fshatin ose do ta digjnin plotësisht. E vrisnin dikë edhe për qejf nëse ai nuk kishte para, gjithçka që u shihte syri në terren e grabisnin asgjë nuk falnin, por jo të gjithë bënin kështu, vetëm individët bënin kështu.  Nuk e kuptoj komanda e lartë e ka ditur çfarë behët në terren. Komandantët jepnin urdhër që të shkatërroheshin vendbanimet tuaja të vriteshin civilët e pafajshëm”, shprehet i habitur Ivanoviç.

Në anën tjetër këto deklarata apo dëshmi të Ivanoviç në Serbi u cilësuan si dëshmi të një  tradhtari, duke i mohuar kështu çdo shërbim familjes së Ivanoviçit .

“Shefi i stacionit policorë më vendosi në programin e mbrojtjes, policia më mbron që të mos vritem nga policët, më kanë kërcënuar që të heqë dorë nga dëshmitë. Vukqeviçiqi ka thënë se e di që janë të paktën 300 kriminelë lufte që lëvizin lirshëm në Beograd dhe këta kriminel i fsheh ai. Askush në Beograd nuk më mbron dhe më quajnë armik dhe më kanë përjashtuar edhe nga shërbimet”, pati përfunduar rrëfimin e tij Ivanoviq.

Përgatiti Sahide Dedushi

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400