Shansi i fundit…

11:28 / E martë, 10 Janar 2017

 

Koshi i Politikës / Prof.Dr.Lisen Bashkurti

Zgjedhjet ne Maqedoni kane mbaruar, por qeveria e re akoma nuk eshte krijuar. Ne zgjedhje humbesit me te medhenj ishin VMRO-DPMNE e Gruevskit qe humbi mazhorancen absolute si dhe BDI e Ali Ahmetit qe humbi 50 perqind te deputeteve. Nga kampi opozitar LSDM e Zaevit pati rritje te madhe. Sikunder paten perfaqesim interesant subjektet e reja shqiptare BESA dhe Aleanca per Shqiptaret. PDSh ra thuajse teresisht nga skena politike. Pavaresisht humbjes se thelle politike, per shkak te numrave ne margjina shume kritike serish VMRO-DPMNE e Gruevskit ka iniciativen e pare per formimin e qeverise per arsye se ka nje deputet me shume se LSDM e Zaevit, partia me e madhe opozitare maqedone. Per kete prioritet me nje deputet, Presidenti Ivanov ka mandatuar dje Gruevskin per krijimin e qeverise se re te Maqedonise. Per kete iniciative kandidati i nominuar Gruevski po nise negociatat me aktoret e tjere politike. Gruevskit i nevojiten edhe dhjete deputete per te arritur nje mazhorance prej 61 votash ne nje parlament me 120 deputete. Kete kuote Gruevski mund ta arrije vetem ne koalicion me BDI e Ali Ahmetit, i cili matematikisht i ka dhjete deputete te fituar ne zgjedhje. Por a do futet ne koalicion me VMRO-DPMNE e Gruevskit Ali Ahmeti?

Ka disa arsye qe na shtyjne te mendojme se Ali Ahmeti do refuzoje hyrjen ne koalicion me VMRO-DPMNE e Gruevskit. Se pari, riciklimi i te njejtit koalicion qeveritar VMRO-DOMNE-BDI sikunder mandati i parazgjedhor do ishte ne thelb riciklimi i krizes politike, institucionale, nderetnike dhe gjeopolitike per Maqedonine. Ky lloj riciklimi ne margjina shume fluide nuk do mbeshtetej as nderkombetarisht nga BE dhe ShBA qe kane qene tejet kritik ndaj tij. Riciklimi i krizes do risillte shpejte destabilitet te pergjithshem cka do provokonte serish zgjedhje te parakoheshme. Vendi do vijonte qerthullin e krizes. Se dyti, BDI dhe Ali Ahmeti humben 50 perqind te mbeshtetjes politike nga elektorati kryesisht shqiptare pikerisht si ndeshkim ndaj qeverisjes se tij me Gruevskin. Ky ndeshkim eshte kritike e koalicionit qeveritar te kaluar VMRO-DPMNE-BDI si dhe apel i qarte i shqiptareve kunder cdo perseritje te ketij koalicioni ne te ardhmen. Se treti, pak dite me pare, BDI dhe Ali Ahmeti ndermorren iniciativen per te perpiluar nje platforme bashkepunimi ndermjet gjithe subjekteve politike shqiptare. Kjo iniciative miratoi programin e perbashket politik mbareshqiptar ne Maqedoni. Eshte nje hap shume i rendesishem per shqiptaret, por edhe per interesin e vete Shtetit te Maqedonise. Eshte per shqiptaret sepse realizon te drejtat e tyre te bazuara ne Marreveshjen Kuader te Ohrit dhe ne Kushtetuten e vendit. Eshte ne te miren e Shtetit te Maqedonise sepse ruan unitarizmin e tij, e demokratizon ate si dhe i hape rruge pershpejtimit te integrimit Euro-Atlantik. Marreveshja mbareshqiptare eshte firmosur nga lideret shqiptare te BDI, BESA, Aleanca per Shqiptaret dhe PDSH.

Tanime kjo marreveshje eshte program i perbashket, i njesuar i gjithe subjekteve politike perfaqesuese shqiptare. VMRO-DPMNE dhe vete Gruevski si dhe pinjolli i tij Presidenti Ivanov kane kundershtuar disa prioritete te larta te kesaj platforme mbare-shqiptare, pikerisht ngritjen e gjuhes Shqipe ne nivel te njejte shteteror me gjuhen Maqedone. Ne kete kundervenie VMRO-DPMNE e ka vene BDI ne udhekryq: nese do mbroje platformen mbareshqiptare nuk do i bashkohet VMRO-DPMNE dhe Gruevskit; nese i bashkohet VMRO-DPMNE dhe Gruevskit do heqe dore nga platforma e miratuar mbareshqiptare per gjuhen shqipe si gjuhe ne nivel shteteror. Cfare hapi do hedhe BDI e Ali Ahmetit? Padyshim qe ky eshte shansi i fundit politik per BDI dhe liderin historik te saj, Ali Ahmeti per te shtyre perpara realizimin e te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, per t’i kontribuar stabilitetit te vendit dhe per te pershpejtuar integrimin Euro-Atlantik te tij. BDI dhe Ali Ahmeti do te duhet t’i thone ‘jo’ koalicionit me VMRO-DPMNE, te mbeshtesin rotacionin politik me LSDM, duke kerkuar si kusht perfshirjen e gjithe subjekteve politike shqiptare ne bashkeqeverisje bazuar ne platformen e tyre te perbashket. Edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare duket qe mbeshtesin ne zgjidhje te tille. Eshte shansi i fundit per BDI dhe Ali Ahmetin. Besoj se nuk e humbin…

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400