Shpëtim Idrizi: Do të ngrihemi me më shumë forcë

12:49 / E martë, 07 Nëntor 2017

 

Zhvillime të reja priten së shpejti në skenën politike shqiptare. Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë një njoftim në rrjet pa lënë vend për interpretime.

Do ngrihemi në këmbë dhe më me forcë për Çamërinë, dinjitet e reciprocitet ndaj kujtdo që mendon që mund t’i nëpërkëmbë shqiptarët…”

Pas vjedhjes së mandatit të Tiranës, qeveria hoqi nga programi i saj Çështjen Çame, ndërsa njohu nëntë minoritete etnike në Shqipëri, ndërsa nacionalistët grekë kanë rikthyer pasionin për Vorio Epirin, duke u munduar të krijojnë tollovi në jug, veçanërisht në Himarë.

Pritet që ditët në vazhdim të jenë vendimtare për PDIU-në dhe aksionin e saj të mëtejshëm politik.

Partia që drejtohet nga Shpëtim Idrizi zgjedhjet e fundit u shtua me 40 mijë vota, duke marë në të gjithë Shqipërinë 80 mijë vota.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400