Shqipëria dhe Kosova: As të ndara, as të bashkuara

18:24 / E enjte, 20 Tetor 2016

 

InfoPress / Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ka filluar nje furtune ne gote midis Shqiperise dhe Kosoves. Duket sikur po tronditen marredheniet midis tyre. Shkendija nisi nga lart-poshte. U perfshine lideret me te larte te te dy shteteve…Kryeministra, Presidente, Kryetare Kuvendi e Ministra te Jashtem.

Mbas ketij establishmenti te lidershipit politiko-diplomatik te
dy shteteve shpertheu “kori i ahengxhijve” opinioniste nga te dy anet e kufirit shqip-shqip. Kjo “korale ahengxhijsh” e kishte paralajmeruar kete tallava me disa debate pa argumenta e pa fakte rreth “identitetit kombetar e shteteror”, “kombetares dhe perfaqesueses ne futboll”. Per t’i dhene gjate tere kohes nje “shije gjuhesore” debatit palet shkruajne e shprehen ne “gegerishte dhe toskerishte”.

Nderkohe te dy shtetet lengojne seriozisht. Shteti Shqiptar nuk po del dot nga kaosi tranzitiv drejt shtetit te se drejtes. Shteti i Kosoves vuan nga dilemat e shtet-formimit. Te dy bashke jane ende larg sundimit te shtetit ligjor, te drejtave te njeriut, qeverisjes se mire, ekonomise se tregut te lire. Te dy shtetet, sic shprehej akademiku i ndritur Esat Stavaleci, i bashkon PAAFTESIA.

Nderkohe te dy popujt po lodhen nga varferia ekonomike, padrejtesite sociale, papunesia, plaget e arsimit dhe te shendetesise, rrenimit te mjedisit. Prandaj hemoragjite qindramijeshe po karakterizojne jeten socio-ekonomike te te vendeve.

Mbas emigracionit nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut shqiptaret nga dy anet e kufirit shqip-shqip jane te dytet te largohen nga vendet e tyre. Por nese arabet e afrikano-verioret largohen nga tragjedite e Asadit dhe ISIS, shqiptaret largohen nga mortaja e qeverisjeve korruptive e te inkriminuara te tyre. Agjendat qytetare dhe agjendat politike jane larg njera-tjetres.

Me fjale te tjera, populli shqiptare ne te dy shtetet, Shqiperi e Kosove eshte i bashkuar nga hallet dhe dertet dhe eshte i ndare nga lidershipet e gerryera nga protagonizmat, egoizmat, narcisizmat dhe grupet e interesit politik, ekonomik dhe gjeopolitik.

Nderkohe qe populli eshte i bashkuar dhe lidershipet duken te ndara midis dy vendeve, diplomacite respektive, me shefat e tyre as me shume dhe as me pak sesa thjesht mediokre nuk bejne asgje per te vendosur urat e informim-komunikimit dhe te negocimit permanent midis dy shteteve, midis lidereve dhe establishmenteve diplomatike, midis politikave publike dhe diplomacise publike.

Ka nje dallim midis diplomacive te te dy shteteve, Shqiperise dhe Kosoves. Diplomacia e Tiranes vuan nga sindroma daun, pra veprimi i dobet dhe i paket, i nenshtruar teresisht ndaj politikes ditore dhe vetekenaqesise se te qenit ne NATO e kandidat ne BE. Diplomacia
e Kosoves vuan nga sindroma e mediokritetit, kokefortesise, vetekenaqesise dhe euforise se te qenit te pavarur e te mbeshtetur nga partneret e medhenj Perendimore. Te dy palet gabojne rende.

Paradoksi me i madh qendron ne faktin se te dy shtetet shqiptare kane GJASHTE MINISTRI TE PUNEVE TE JASHTME..me shume se cdo shtet tjeter ne bote. Madje me shume se cdo vend ne historine e njerezimit. Nderkohe qe niveli i informim-komunikimit dhe negocimit permanent eshte tej mase i varfer dhe i paket. Kjo eshte per te qare dhe per te qeshur. Vende te vogla te diplomacise se madhe. Vende te diplomacise se madhe te puneve te vogla.

Kjo situate midis dy shteteve shqiptare pasqyron nje asimetri te dukshme: nje popull shqiptare te bashkuar me shume se kurre me pare nga poshte dhe nje lidership te ndare pa kurrefare strategjie te perbashket afatgjate midis tyre nga lart. As retorikat publike, as intervistat me teza skematike dhe as selfijet neper kafe nuk i mbulojne ndarjet e tyre.

Lavdi Zotit qe armiqte tane te vjeter dhe konkurrentet tane te rinj ne Jug, Veri dhe Lindje jane me te dobet se kurre se perndryshe historia do perseritej serish tragjikisht kunder Kombit Shqiptar.

Por me gjere situatat gjeopolitike duken mjaft te ndezura. Zjarret e krizave e luftrave jane rreth e rreth Ballkanit. Tymi i tyre po vertitet edhe mbi kete Rajon. Fantazmat e Car Pjetrit te Madh e te Stalinit si dhe endrrat e Ruzveltit, Churchillit, Monese e Shumanit po bashkejetojne ne kokat e nxehta te disa lidereve Ballkanike. Rreziku eshte edhe prane, edhe larg. Varet si do i qasen ardhmerise lidershipet Ballkanike. Por edhe si do vene Fuqite e Medha ne rendin e paqarte boteror.

Per dy shtetet shqiptare nuk ka shkaqe per te krijuar “furtuna ne gote”. Per dy shoqerite shqiptare
nuk ka nevoje per opinioniste “ahenxhinje” qe rendin per KLIKIME e KOMERC.

Pra, Shqiperia e Kosova nuk jane as te ndara per te trazuar ndergjegjen e shendoshe, mendjet e kthjellta dhe shpirtrat e paster shqiptare kudo ne bote. Por nuk jane as te bashkuara per te krijuar makth te rende te parakoheshem e te panevojshem tek armiqte e konkurrentet Ballkanike apo Euro-Aziatike.

Shqiptaret jane ne nje proces konsolidimi dhe afirmimi te identitetit te tyre kombetar dhe te fuqizimit dhe afrimit te pandalshem te identiteteve te tyre shteterore…

Koha eshte me shqiptaret. A jane lidershipet shqiptare te vetedijshem dhe te afte per te kuptuar kohen dhe per te ecur ne perputhje me te?!

 

Published by

Koshi i Politikës

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400