Shqiptarët kërcënojnë ‘Agimin e Artë’: Mos luani me ne, sot jeni, nesër sjeni

19:36 / E shtunë, 04 Nëntor 2017

 

Deklaratat vulgare të një deputeti nazist, i cili foli në parlamentin grek, duke i sugjeruar qeverisë greke të lëshojë avionët luftarak F-16, të fluturojnë mbi Himarë kanë shkaktuar një apokalips mediatik dhe pak a shumë, tronditje të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu, insistimi i vazhdueshëm i qeverisë greke, për të vetquajturën ‘minoritet grek’ në Himarë po rrit tensionet dhe përshkallëzon situatën në Ballkan.

Këto thirrje për luftë nuk i shërbejnë as Ballkanit e as Europës por shqiptarët nuk do të bëjnë një vesh shurdh dhe një sy qorr.

Nazistët e ‘Agimit të Artë’ kanë një histori, që lë për të dëshiruar, me shqiptarët. Ata, siç duket nuk e kanë perceptuar mirë, se kush janë në të vërtetë shqiptarët.

Këta maskarenj e dinë fare mirë, çkanë hequr me shqiptarët në vendin e tyre: 3 zyra të shkrumbuara në Kretë, nga shqiptarët, 2 zyra të shkatërruara në Athinë, nga shqiptarët, 2 nazifashistë të vrarë nga anarkistët, 3 shqiptarë morën pjesë në operacion.

Së fundmi, një shoqatë shqiptarësh në Kretë, i bëjnë thirrje ‘Agimit të Artë’ të mos vazhdojë më, me provokime të tilla dhe të mos ngrejë krye.

Grupi i shqiptarëve shton: “Agimi i Artë e di fare mirë se kush jemi ne, të mos bëjë provokime të tilla në atë parlament sepse kjo tufë langonjsh mund edhe mos ta shohë më agimin në mëngjes, sot janë, nesër sjanë!!”

Shqiptarët janë me shumicë në ishullin e Kretës dhe shumë herë janë ndeshur me ekstremistët e ‘Agimit të Artë’, ku këta të fundit kanë vazhduar me provokime të tejskajshme dhe në fund janë bërë viktimë e dhunës nga shqiptarët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400