Si planifikonin sovjetikët të pushtonin Anglinë edhe me trupa shqiptare

10:12 / E hëne, 06 Nëntor 2017

 

Deklasifikimi i dokumentacionit të arkivave të periudhës së Luftës së Ftohtë herë pas here i ofron publikut surpriza të shumëllojshme. Në këtë dokumentacion ndesh plane, fakte, situata me raste ngjethëse e me raste palacollëqe, që bëhen burim humori e barcaletash.

Goditje atomike kundra Shqipërisë

Amerikanët gjatë kohës së “muajit të mjaltit” sovjeto-shqiptar kishin planifikuar, që në rastin e fillimit të Luftës III Botërore të bënin goditje me armë bërthamore në territorin shqiptar. Goditjet do përqëndroheshin kundra Bazës ushtarako detare të Vlorës, kundra Tiranës, Kucovës (bazës ajrore pranë qytezës së naftës të sapo pajisur edhe me MIG 19, ultra modern për kohën), kundra portit të Durrësit etj. Fatmirësisht për goditjet bërthamore në Shqipëri planifikoheshin bomba taktike me fuqi nga 6-12 kiloton, jo bomba të fuqishme tip Mark 6 (B dhe C), që ishin planifikuar për të goditur objektivat ruse e më pak ato kineze, përfshirë edhe pak objektiva në vendet satelite si Rumani, Hungari dhe Bullgari.

Marka okupacioni pas pushtimit të RFGJ-së

Në rast të një Lufte III Botërore, sovjetikët shpresonin, që për maksimumi 20 ditë të pushtonin Gjermaninë Perëndimore të paktën deri në Lumin Ren. Hyzmeqarët e tyre të Gjermanisë Lindore me urdhër të Ulbrihtit, kishin prodhuar, që në vitin 1959 një sasi jo të vogël kartmonedhe të quajtur marka okupacioni, si edhe bono (tollona, triska) për mallra të nevojës së parë. Në 1979 u prodhua sasia e dytë e këtyre markave të okupacionit me më shumë elementë sigurie. Shtypja e markës së okupacionit u bë në të njejtën shtypshkronjë të letrave me vlerë dhe hartave të RDGJ-së. Pas bashkimit të dy Gjermanive.

Një sasi e këtyre markave okupacioni u vodh nga disa hajdutë të shkathët në ish minierën e kripës së gurit në Halberstadt në Landin e Saksoni-Hanhalt- it, ku pas bashkimit të dy Gjermanive i kishte magazinuar market e okupacionit Banka shtetërore KFV.

Shqiptarët do pushtonin Anglinë

Plani kontigjencë i Komandës së Lartë të Traktatit të Varshavës në rastin e një Lufte III botërore parashikonte në rast suksesi të papritur të Ushtrisë së Kuqe dhe ushtrive të vendeve të Demokracive Popullore dhe në rast të thyerjes së vullnetit për të rezistuar të trupave angleze, të zbarkonte dhe pushtonte Ishujt Britanikë. Zbarkimi dhe pushtimi do kryhej kryesisht nga Ushtria e Kuqe, por si trupa garnizoni do përdoreshin edhe nga ushtritë e tjera të Traktatit të Varshavës. Në këtë plan luftarak kontigjence (rezervë) të firmosur nga Mareshali Grecko, si shef i grupit të planifikimt të STAVKA-s sovjetike dhe të kundërfirmosur nga Mareshali Malinovski ndër të tjera parashikohej: Garnizoni në Portin e Bristolit do përbëhej nag trupa sovjetike, kryesisht këmbësori e marinës dhe trupa bullgare.

Mbrojtja kundërajrore, artileria bregdetare, raketa Frog tokë-tokë dhe policia ushtarake do ishte komplet sovjetike. Skocia do kishte trupa garnizoni sovjetike, por edhe polake kryesisht në Glasgoë dhe fushat e Skocisë (Loëlands). Në malësitë e Skocisë (Highlands) krahas nënreparteve elitë “Spetznatz” sovjetike do patrullonin edhe nënreparte shqiptarëe të këmbësorisë së lehtë. Nënrepartet shqiptare, kompani këmbësorije do të mbështeteshin nga autoblinda tip BTR 40 dhe BA 64 të modernizuara me ekujpazhe polake, sepse sovjetikët kishin dyshime për aftësitë e trupave shqiptare në përdorimin e autoblindave.

Interesant është fakti se për trupat e pushtimit ishin përgatitur edhe hartat përkatëse për rajonet, ku ato do dislokoheshin. Në fotot ilustruese janë hartat për trupat polake. Në këto harta emrat e vendeve nuk janë në anglisht, por në polonisht. Emrat janë shkruar në gjuhën polake ashtu sic shqiptohen në anglisht jo si shkruhen.

Interesant është fakti se me këtë plan për trupa polake garnizoni me bazë regjimenti, jo brigade të përzjera me nënreparte shqiptare ishin informuar vetëm 3 personanga pala polake: minsitri I mbrojtjes i Polonisë, shefi i shtabit dtë përgjithshëm dhe shefi i sekretarisë sekrete të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Polake. Sovjetikët nuk u zinin besë polakëve, vecanërisht pas incidentit, kur një anëtar i politbyrosë të partisë së Gomulkës u arratis në perëndim dhe mori me vete edhe Raportin sekret të Hrushovit në Kongresin e XX të PKBS-së.

Besoj se është me interes nga pikëpamja historike të hulumtohet, nëse sovjetikët i kishin informuar aleatët (hyzmeqarët) e tyre shqiptarë për këtë planifikim kontigjence për të dërguar në Anglinë e pushtuar si trupa garnizoni edhe nënrepartet shqiptare. Sovjetikët e kishin rrespektuar Dullën maksimalisht, kur Ministër i Mbrojtjes ishte Mareshali Bulganin.

Ata e kishin lejuar, që Dulla ynë të merrte pjesë si mik i nderuar edhe gjatë një prove të shpërthimit të një super bombe bërthamore të bërë në poligonin e provave bërthamore sovjetike. Mbetet për tu parë, nëse sovjetikët i kishin informuar shqiptarët për rolin e tyre në Angli apo jo. Nëse po, duhet hulumtuar, kush ishte informuar në vitin 1959 nga pala shqiptare: Ministri Beqir Balluku, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjen.

Dume, vetë Hoxha apo kryeministri Shehu apo ndoshta vetëm gjen. Ramohitoja përfaqësues i Shqipërisë në Komandën e Lartë të Traktatit të Varshavës. Ja vlen të kontrollohet edhe arkivi i Minsitrisë së Mbrojtjes për të parë, nëse janë lëmnë gjurmë shkresore për këtë plan sovjetik për përdorimin e trupave shqiptare si trupa garnizoni në Mbretërinë e Bashkuarë gjatë një okupacioni hipotetik sovjetik.

GJERGJ THANASI

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400