Urime liberalizimi Kosovë! Urimi i Arban Abrashi dhe ish kryeministri Mustafa më 4 Maj 2016!

15:19 / E martë, 31 Tetor 2017

 

Pas gjithë kësaj, perspektiva evropiane për qytetarët e Kosovës është më largë sesa duket. Andaj është koha e ndonjë revolucioni qytetarë që pas çdo premtimi të politikanëve të bëhet revoltë popullore deri në arritjen e saj, përndryshe lamtumirë Evropë! Shihemi në ëndrra!

Gazeta InfoPress / Nehat Shaqiri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, në vitin 2016, konkretisht me 4 Maj i ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta InfoPress.

Në një postim në Facebook, atëkohë kur kryeministër i vendit ishte Isa Mustafa, së bashku me një fotografi Arban Abrashi, i cili tash do të garon në balotazh me Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës, kishte bërë një urim të pazakontë, duke uruar qytetarët e Kosovës liberalizimin e vizave, në fakt një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës janë mësuar me urime të tilla, me gënjeshtra të politikanëve pasi që nga paslufta e këndej përveç premtimeve asgjë tjetër nuk kanë marrë e dëgjuar nga politikanët.

Premtime të tilla për qytetarët e Prishtinës, pra premtime boshe, kanë marrë edhe nga Shpend Ahmeti i cili nuk arriti gjatë mandatit të tij të përfundoj pothuajse asnjë projekt me sukses.

Tash përfundimisht, kemi dy kandidatë në garë për të parin e Prishtinës, dy kandidatë me premtime të parealizueshme, për të cilët qytetarët do ta vendosin njërin për katër vitet e ardhshme si të parin e kryeqytet.

Në bazë të përformancën së treguar prej tyre dhe në bazë të premtimeve, zgjedhja e cilitdo kryetar, është pa shpresë për qytetarët.

Premtime boshe kemi marrë dhe vazhdojmë të marrim me bollëk, ndërsa qytetarëve çdo ditë e më shumë po u vështirësohet gjendja ekonomike dhe sociale!

Pas gjithë kësaj, perspektiva evropiane për qytetarët e Kosovës është më largë sesa duket. Andaj është koha e ndonjë revolucioni qytetarë që pas çdo premtimi të politikanëve të bëhet revoltë popullore deri në arritjen e saj, përndryshe lamtumirë Evropë! Shihemi në ëndrra!

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400