Veseli zbutet pak në raport me Thaçin, thërret opozitën ta përkahë presidentin

21:06 / E diell, 26 Gusht 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm. Ai është zbutur pak në raport me presidentin e vendit Hashim Thaçi, teksa i ka bërë thirrje opozitës që ta përkrahë presidentin.

Sipas Veselit, epilogu i bisedimeve do të jetë njohja nga Serbia dhe ulësja në OKB.

Gjithashtu, Veseli beson se Kosova do ta mbrojë integritetin territorial, pa ndarje e pa shkëmbim të territoreve.

“Qëndrimi i Kosovës është shumë i qartë, njohja e shtetit të Kosovës si shtet sovran nga Serbia, ulësja në organizatën e Kombeve të bashkuara (OKB) dhe për këtë as nuk ka dilema. Ne jemi të vendosur të ecim në procesin e paqes, procesin e komunikimit dhe të integrimit euroatlantik si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Veseli për RTK-në.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili po shoqërohet me debat me terme ndarjeje, shkëmbim të territoreve si dhe korrigjim kufijsh, është komentuar edhe nga këshilltarit i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se nëse të dyja palët punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, nuk përjashtojnë korrigjimet territoriale.

Por, Veseli ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“ShBA janë aleati ynë i përjetshëm dhe aleati i ynë më i fuqishëm në botën demokratike. Qëndrimi i ShBA-ë, është shumë i qartë për shtetin tonë të pavarur dhe sovran, për integritetin tonë, për sovranitetin tonë. Ne do të lëvizim në këtë pozicion me parterët tanë dhe ShBA-në. Kosova ka perspektivë të qartë integruese euroatlantike. Kosova ka qëllim të qartë, njohjen nga Serbia dhe ulësen në OKB”, tha ai.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ftuar të gjithë akterët në Kosovës që të jenë unik për platformën e Kosovës për dialog.

Sipas tij disa parti kanë kauza të rrejshme.

“Duhet të kemi unitetin dhe konsensusin dhe nuk mund askush të na ndalë, ne kemi arritur me sakrificë të kemi këtë shtet”, tha ai.

I pyetur se a pritet të zbardhet e vërteta për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së, Veseli ka thënë se kësaj çështjeje duhet t`i shkohet deri në fund, dhe të dalin para drejtësisë ata individë që kanë abuzuar e keqpërdorur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli tha se të gjithë ata që kanë abuzuar me këto lista duhet të dalin para drejtësisë.

“Debati është legjitim, por nuk duhet të devalvojë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe për pavarësi dhe as sesi nuk guxon të cenohet nga askush”, tha ai.

Sipas tij të gjithë abuzuesit që mundohen të përfitojnë, drejtësia do të i jap përgjigje të merituara.

“Abuzuesit dhe keqpërdoruesit do të marrin përgjigje e merituar dhe jo të dëmtohet buxheti i Kosovës;’, tha ai.

Ndryshe më 7 shtator, në Bruksel do të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, me ftesë të ndërmjetësueses Federica Mogherini.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400