Vota qytetare ka shndërruar “komandantët e luftës” në “prijësit e paqes”!

14:14 / E martë, 30 Janar 2018

 

Përshkak të diplomacisë skandaloze që kemi, që ndër vite na kanë përfaqësuar, Kosova është shteti i vetëm në botë që është izoluar, si një fshat diku në mesin e Xhunglës.

Gazeta InfoPress – Nehat Shaqiri

Kriminaliteti i udhëheqësve tanë ndër vite veç ka filluar të rritet. Ndryshimet me vota nga qytetarët vetëm sa për e rrisin kriminalitetin në Kosovë. Nga një kriminel i vogël, nga vota qytetarë po bëhet një super kriminel i një kategorie superiore që mbizotëron menjëherë në Kosovë.

Kjo na ndodhur ndër vite. E edhe në zgjedhjet e fundit nacionale përsëri kriminaliteti mbizotëroi. Nga vota qytetare fituan kriminelët, ndoshta edhe kriminelët ordiner që pasurisë nuk ia dinë fundin.

Kriminaliteti në Kosovë është vetëm në rritje, dhe nuk ka gjyqësi apo prokurori në Kosovë që e ndalë. Madje as EULEX-i, pasi shumica prej tyre janë infiltruar në kriminalitetin e Kosovë, e bashkë me ta edhe disa ndërkombëtar.

Kjo puna e kriminalitetit s’ka të ndalur. E nga kriminaliteti qytetarët po bëhen fajtorë bashkë me mjegullën e dendur në Prishtinë.

Faturën për këtë po e paguajnë gjithsecili qytetarë brenda dhe jashtë Prishtinës.

Tashmë qytetarët kosovar, që nga nesër e kanë të ndaluar hyrjen në Prishtinë.

Veturat e tyre duhet parkuar sa më larg qendrës së qytetit. Kjo ka ndodhur pas mjegullës dhe ajrit të ndotur, ku për “çudi” Kosova e zënë vendin e parë në botë.

Kriminaliteti s’ka fund…! Ka vite e vite që Kosova ballafaqohet me ajrin e ndotur, dhe tek tash merren vendimet skandaloze nga qeveritarët kriminel, bashkë me komunën e Prishtinës për ndalimin e veturave, e kur dihet mirë se nga këto vetura deri tani kanë fituar miliona euro pushtetarët e vendimeve të mëdha.

Përveç kësaj, pushtetarët milionerë, kanë synim që, askund në botë nuk ka ndodhur. Synimi i tyre më shumë se skandaloz është kur mundohen qytetarëve pas kalimit të gjysmës së dimrit të ua ndalojnë nxemjen me qymyr.

Dihet shumë mirë se një pjesë e madhe nuk kanë nxemje qendrore, madje edhe po të ketë, një familje i kushton së paku 50 euro në muaj pagesa për përdorimin e nxemjesë.

Skandali tjetër është se ndoshta miliarda janë futur për rregullimin e KEK-ut, e prej tyre miliona kanë vjedhur pushtetarët tanë, të cilët marrin vendime “krye në vete”, dhe deri më sot nuk është rregulluar stabiliteti më rrymë. Reduktimet vazhdojnë me orë të tëra nëpër fshatra.

Është e papranueshme që për shkak të mungesës së dijës së pushtetarëve tanë, dueht çdo herë qytetarët ta paguajën faturën e tyre.

Kjo po ndodh me vite të tëra. Përshkak të diplomacisë skandaloze që kemi, që ndër vite na kanë përfaqësuar, Kosova është shteti i vetëm në botë që është izoluar, si një fshat diku në mesin e Xhunglës.

Diplomatët tanë, asnjëherë nuk na kanë përfaqësuar si duhet, neve si qytetarë dhe Kosovën si shtet. Madje kemi deklarata skandaloze prej tyre në arenën ndërkombëtare.

Mungesa e dijës, por vota qytetare, ka bërë që shumë të vetëquajtur “komandantë të luftës”, të bëhen “prijësit e paqes”!

Dikur ishin të humbur në zgafellet e tyre, kurse sot, jetojnë në “parajsë” në vilat e tyre multimilionëshe!

Pas kësaj, të rikthehemi edhe njëherë tek kriminaliteti i pushtetit, që aq shumë e duan politikanët tanë.

Asnjëherë deri sot, këta, pra politikanët, nuk kanë luftuar për Kosovën, për qytetarin, por për veten e tyre, apo klanin e tyre kriminal. Kjo ka bërë që qytetarët të varfërohen dita ditës, e pushtetarët të pasurohen, të rrisin privilegjin e tyre, pasurinë e tyre dhe të jetojnë si “beg”.

Kriminaliteti i tyre ka arritur aq larg, saqë, askush nuk mundet të iu dal përpabllë. Kanë kapur Prokurorinë, gjyqësinë, kanë punësuar mijëra militant e familjarë, saqë rrjeti i tyre është rritur dhe është bërë si kanceri për qytetarët.

Një gjë është mese e sigurt, mjegulla dhe ajri i ndotur në Prishtinë bëhet pikërisht nga korporata e kriminelëve, KEK-u dhe nga qymyri të cilin e përdorin qytetarët për nxemje gjatë kësaj kohe dimri.

Andaj, STOP-imi i veturave, apo ndalja e qytetarëve në këtë mënyrë është një vepër tjetër kriminale e pushtetit duke mos u lejuar lëvizjen e lirë votuesve të tyre!

Nuk e di, sa është e planifikuar mirë kjo nga pushtetarët, mirëpo, një gjë është e sigurt; nesër Prishtina ka me u bë kaos.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400