Zgjohu LDK-ja e Isa Mustafës! Pse po fshiheni mbrapa vrasësve të mendjeve të ndritura të LDK-së!

20:11 / E premte, 22 Dhjetor 2017

 

Njerëzit e Ibrahim Rugovës u vranë, u persekutuan, u tradhëtuan, u zhdukën, u maltretuan, ka pas atentate edhe ndaj vet Presidentit Rugova që kurrë nuk u zbuluan, ashtu si nuk u zbuluan vrasësit e Ahmet Krasniqit, Azem Hajdarit, Sali Çekut, Tahir Zemës, Xhemajl Mustafës, Enver Malokut e dhjetëra vrasje të tjera. Por, pse kjo LDK-ja e sotme e Isa Mustafs nuk kërkoi zbardhjen e vrasjeve kur vet ishte kryeministër?

Gazeta InfoPress – Nehat Shaqiri

Debate, akuza dhe kundërakuza të ashpëra rreth vrasjeve politike po lexojmë dhe dëgjojmë këto ditë.

Krejt këto erdhen pas deklaratës skandaloze të njërit prej drejtuesëve të veteranëve të UÇK-së.

“Punë e madhe që u vranë njerëzit e LDK-së”, tha Nasim Haradinaj, deklaratë kjo që çoi pluhur në skenën politike.

Kjo deklaratë e tij, përveç familjarëve të cilët ishin troditur posa e dëgjuan këtë, e tronditi edhe LDK-ja e Isa Mustafës, i cili sa ishte kryeministër asnjëherë nuk i përmendi këto vrasje.

Ashpër reaguan familjarët e viktimave, ndaj deklaratës së Haradinajt. Vajza e Xhemajl Mustafës e quajti ‘bishë’ Haradinajn, pas kësaj deklarate. Ndërsa, vajza e Enver Malokut e quajti ‘fundërrinë’ atë.

Ndërsa, LDK-ja mbajti konferencë për shtyp rreth kësaj çështje.

Për vrasjet politike, sidomos vrasjet e njerëzve të LDK-së, përveç kësaj partie edhe analistët politike dhe politikanë tjerë kanë akuzuar SHIK-un si urdhërdhënës të tyre.

Kemi pas raste kur direkt është akuzuar udhëheqësi i SHIK-ut, Kadri Veseli si vrasës e kriminel, e këtë më së shumiti e ka akuzuar LDK-ja, dikur e Ibrahim Rugovës e tash e Isa Mustafës.

Më këtë dua të them se, LDK-ja e Ibrahim Rugovës, nuk është kjo LDK-ja e Isa Mustafës, nuk është vizioni i Rugovës ky, madje shumë keq po bëjnë që po thirren në LDK-në e Ibrahim Rugovës. Kjo i bie sikurse Nisma e Fatmir Limës dhe e Jakup Krasniqit të thirrën në PDK-në e Hashim Thaçit e tash të Kadri Veselit. Pra, është skandaloze një thirrje e tillë.

A është kjo LDK-ja e sotit, LDK-ja e Ibrahim Rugovës? Natyrisht që jo! Pse? Sepse njerëzit e Ibrahim Rugovës u vranë, u persekutuan, u tradhëtuan, u zhdukën, u maltretuan, ka pas atentate edhe ndaj vet Presidentit Rugova që kurrë nuk u zbuluan, ashtu si nuk u zbuluan vrasësit e Ahmet Krasniqit, Azem Hajdarit, Sali Çekut, Tahir Zemës, Xhemajl Mustafës, Enver Malokut e dhjetëra vrasje të tjera.

Pse kjo LDK-ja e sotme nuk kërkoi zbardhjen e vrasjeve kur kreun e LDK-së e kishte kryeministër?

Pse kjo LDK-ja e tanishme me në krye kryeministrin Isa Mustafa nuk kërkuan kurrë zbardhjen e këtyre vrasjeve? Mos të harrojmë se kanë kërkuar vetëm kur ishin opozitë dhe gjatë fushatës zgjedhore.

A është kjo LDK-ja që dikur nuk ka lanë asgjë pa thanë për Kadri Veselin, për SHIK-un dhe për shumë kë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa për pushtet bëhet bashk me PDK-në, e bëri president Hashim Thaçin dhe e bënë kryetar të Kuvendit Kadri Veselin?

Pse more ky turp nga LDK-ja? Si kanë mundësi të thirrën në frymën Rugoviane, kur ajo është tjetër sikur nata me ditë dallon me këtë LDK-në e sotit!

Vërtet është për keqardhje. LDK-ja akuzoi PDK-në për gjithçka të keqë që i ndodhi vendit, kurse për pushtet bashkohen dhe harronjnë deklaratatë skandaloze për vrasjet të cilët vetëm për poena politik i bëjnë.

A është kjo tradhti ndaj rugovistave të vërtet? A është kjo tradhti ndaj votuesve të LDK-së, ndaj opinionit, ndaj familjeve të atyre që u vranë e sot e shtatëmbdhjet vjet nuk e dinë se kush i vrau më të dashurit e tyre? A është kjo LDK-ja e cilae gjithmonë ka premtuar zbardhjen e këtyre vrasjeve, e sot kanë harruar premtimet e tyre, bile as që duan që të dihen se kush ishin dorasit e atyre viktimave, pasi vet nuk morrën iniciativë sa e kishin pushtetin?

A është e mundur që dikush nga LDK-ja nuk dëshiron zbardhjen e këtyre vrasjeve, pasi “falë” atyre vrasjeve sot dikush nga ta ka mbërri të futet në politik të bëhet deputet, ministër, ndoshta edhe kryeministër i vendit?

A është ky Isa Mustafa që e ka luftuar Ibrahim Rugovën, së bashku me Bujar Bukoshin, ndërsa sot e “kapi” vendin e tij, dhe pas disa humbjeve radhazi nuk e lëshon vendin për një mendësi të rë?

A mos vallë po harroni këtë; populli i dinë këto tradhti që po u bëhen nga ju dhe mallkimi i popullit do ju zënë!

Pesha e atyre viktimave do të ua zë frymën edhe juve, së bashku më kriminelët gjakprishur që për para morrën jetën e njerëzve më të ndritur që kishte Kosova?!

Turpi deri sot nuk e ka mbytur askënd, prap nuk do ta mbytë, por do jetoni me njollën për vrasjën e lirisë, për vrasjen e shqptarisë, për vrasjen e kombit shqiptar!

Mallkuar qoftë vrasësi me të gjithë ata që e mbështetën, dhe po e mbështesin edhe në ditën e sotme!!!

Gjaku i tyre, do u ndjek mbas sikurse hija juaj deri në frymën tuaj të fundit!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400