2017: Lufta botërore e ideve

23:01 / E shtunë, 31 Dhjetor 2016

 

Nga Gavin Hewitt

2016 ishte viti i shthurjes. Normat u rrënuan. Idetë e vjetra u sfiduan dhe u harruan. Bota jonë e sigurt u trondit dhe ne filluam dalëngadalë të mësoheshim me shokun.

Që nga Lufta e Parë Botërore, por edhe më parë, ka pasur një konsensus se tregtia ishte shumë më tepër se vetëm ekonomi. Ajo ishte një instrument për paqe. Reduktimi i barrierave tregtare nxiti rritjen dhe prosperitetin. Tregtia globale mund të rrisë ekonomitë, por edhe mund të reduktojë prodhimin vendas.

Një nga fituesit e trazirave politike këtë vit ishte proteksionizmi. Nënshkrimet shumëkombëshe të marrëveshjeve tregtare u përballen me sfida. Donald Trump ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e Trans-Paqësorit.

Edhe të majtët, në veçanti në Francë, kanë bërë thirrje për ndërtimin e një shteti të fortë për të mbrojtur vendin nga interesat e huaja dhe nga globalizimi.

Nacionalizmi është kthyer. Jo në formën e tij të vjetër, por nacionalizmi ekonomik është rishfaqur. Donald Trump ka bonifikuar një slogan të vjetër izolacionazist, “Amerika vjen e para”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Aktivistët në favor të largimit nga BE-ja u kanë ofruar votuesve mundësinë “për të marrë përsëri kontrollin e vendit”. Në Francë, politikani i qendrës së djathtë Francois Fillon dhe me shumë gjasa, banori i ardhshëm i Pallatit “Elysee” ka deklaruar se “politika e jashtme franceze duhet t’u shërbejë interesave të vendit”.

“Le të lëmë mënjanë ëndrrën e një Evrope federale.” tha ai,

Ish-Sekretari amerikan i Thesarit Larry Summers ka folur për një “nacionalizëm të përgjegjshëm”. Ne po bëhemi kështu gjithnjë e më shumë dëshmitarë për rritjen e demokracive jo-liberale. Krahas Vladimir Putin qëndron Rexhep Taip Erdogan dhe në një masë më të vogël, lideri hungarez Viktor Orban. Në krahët e Francës na pret Marine Le Pen. Madje shumë janë të prirur për të shtuar emrin e Donald Trump në listë.

“Autoritarët e rinj ndajnë të njëjtën përbuzje për organizatat ndërkombëtare. Trump hodhi poshtë në NATO si “të vjetruar”, Putin injoron marrëveshjet që kushtëzojnë atë dhe thotë se strukturat ndërkombëtare të pasluftës janë dobësuar. Izolimi është kthyer. Si në SHBA ashtu edhe në Evropë, ka pak oreks për fushatat ushtarake ndërkombëtare. Në Siri rusët dhe në një masë më të vogël, turqit janë duke krijuar realitetin në terren. Edhe pse Bashkimi Evropian ka mbajtur sanksione kundër Rusisë mbi veprimet e saj në Ukrainë.

Dhe kështu, në të gjithë Evropën dhe në të gjithë Amerikën e Veriut, debati po formëzon integrimin.

“Veli që mbulon totalisht fytyrën nuk është i përshtatshëm – thotë Angela Merkel – Ai duhet të ndalohet kudo që është e mundur.”Në Gjermani, entuziazmi për një kulturë mirëseardhjeje ndaj emigrantëve, ka rënë ndjeshëm. Kemi arritur të kuptojmë se radhët e mëdha të refugjatëve që u niseshin për në Gjermani në vitin 2015-ën, nuk do të ndodhin përsëri.

Në Shtetet e Bashkuara, një pikë thelbësore e fushatës se Donald Trump u bë premtimi se do të merreshin masa kundër imigrantëve pa dokumente, duke përfshirë një zotim për të “ndërtuar një mur të madh dhe të madh në kufirin meksikan “.

Ndërkohë që përgatitet për marrjen e detyrës, disa nga planet e Trump mund të ketë zbutur, por debati mbi imigracionin, i cili ishte një tipari kryesor edhe i fushatës së “Brexit”, do të vazhdojë të prish ujërat politike.

Reformat ekonomike duket se janë kthyer. Në Amerikë, do të ketë ulje të taksave për të gjithë, duke përfshirë edhe të pasurit, me besimin se kjo reformë do t’i “vëri zjarrin” ekonomisë. Administrata Trump është duke planifikuar një stimul masiv fiskal duke pompuar para në rindërtimin e infrastrukturës Amerikës.

Në Evropë, me kalendarin e shënuar në datat e zgjedhjeve më të rëndësishme, angazhimi për zbatimin e reduktime të mëtejshme të deficitit do të dobësohet.

Ajo kishte menduar se argumentet e mëdha mbi ngrohjen globale ishin vendosur, por ato janë në lojë edhe një herë. Marrëveshja e Parisit e cila angazhon komunitetin ndërkombëtar për të kufizuar rritjen e temperaturave globale, është vënë në pikëpyetje nga Donald Trump.

Një luftë e madhe pritet për presidentin e ri nëse ai tërheq SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit.

Mbrojtje kundër globalizimit? Debati rreth globalizimit do të jetë më i rëndësishmi në betejën e vitit të ardhshëm. Dhe votuesit pritet ta gjejnë vetes mes luftës së ideve politike, lajmeve tw rreme dhe teorive të konspiracionit.

Marrë nga BBC

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400