3 Pushkë + 1 Therrë, 1 Lule & 1 Kaçë

09:40 / E premte, 19 Maj 2017

 

NGA: SEREMB GJERGJI

Unifikimi i spektrit më të gjerë partiak dhe politik më bënë të kuptoi vetëm një (1) gjë: “Hapi drejt pajtimit të Faktorit Politik në Kosovë”. Kush do ta besonte që ky lloj formatimi politik, do të ishte fillimi i ish-projektit tim për President, “Pajtimi i Faktorit Politik – për një Unitet Kombëtarë”.

Kush do ta besonte që 3 Pushkët: PDK, AAK & Nisma sëbashku me 12-13 parti të vogla do të krijonin Koalicionin më të gjerë deri me tash në Kosovë. Ky koalicion që ka qene i pa imagjinuar!

Perspektiva – besoj shumë, është modeli të cilin e përfaqëson Koalicioni i Gjerë. Duke llogaritur në partitë e vogla si PSD – e cila synon ngritjen e kapaciteteve të brendshme, ka shumë mundësi për Perspektivë.

Koalicioni i Gjerë do ta aprovoi Demarkacionin; do ta themeloi bazën për Forcat e Armatosura, por edhe do ta aprovoi Asociacionin e Komunave Multietnike si dhe do të hapë rrugën për fillimin e implementimit e plotë të IBM-it (Menaxhimit të Integruar të Kufirit) me Serbinë.

Por asnjëra prej këtyre nuk do të jetë e mundur vetëm me 3 Pushkë pa përkrahjen e pjesshme të 1 Therre, 1 Lule dhe 1 Kaçe.

Koalicioni tjetër i cili tashmë ka marrë gjysmë forme – nëse VV integrohet në listat e përbashkëta, atëherë 1 Therrë, 1 Lule & 1 Kaçë merr formën përfundimtare. Duke pritur që gjithmonë Alternativa t’i ujisë të tria – sipas nevojës.

Bashkimi i mundshëm i AKR, LDK, VV + Alternativa, ku secila ka një perspektivë ndryshe, mese miri reflektohet në konceptin 1 Therrë, 1 Lule & 1 Kaçë; që i jep krahun e reagimit të momentit. Të motivuar edhe më shumë nga shkarkimi i Qeverisë, i jep synim edhe më të madh kësaj Alternative.

Ajo që është e sigurtë, 3 Pushkë + 1 Therrë, 1 Lule & 1 Kaçë, duhet të mendojnë për Qytetarin e Kosovës pa dallim, dhe jo inatet personale!

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400