Asgjë nuk është demarkacioni, kundrual asociacionit (lexo; copëtimit# të Kosovës)!

18:35 / E diell, 25 Shkurt 2018


Shkruan: Fadil Maloku

1. Opsioni i ndarjes, po rikthehet ngadalë por sigurt, por, tash jo më si farsë, por si realitet! Presidenti serb, gjatë gjithë këtyre muajve, është duke kërkuar me ngulm konsenzus nacional si me; opozitën, kishën, mediet shoqërinë civile, ashtu edhe ASHKS-e. Këtë konsenzus, ai e pret deri në prill të këtij viti.

2. Në ndërkohë, qeveria Vuçiq nuk ngurron që edhe në këtë vikend, përmes medieve dhe aparatçikut besnik millosheviqian Daçiq, të lëshoj “balona” testues për konsum të brendshëm dhe të jashtëm.

3. Por, kujt do i takojnë “meritat” kryesore për rikthimin e kësaj teme si top agjendë, në Bruksel, Beograd dhe Prishtinë, në muajit në vijim? Ose kujt duhet t’i adresohet kjo “qershi mbi tortë”? Unë mendoj që kjo i takon decidivisht;

a. S’pari, papërgjegjësisë sonë shtetërore (se nuk patëm: këllqet lidershipi; as dije, as vullnet e as projekte A, B, C…) për ta menaxhuar saktësisht këtë temë. Sepse, Marrëveshja… u nënshkrua me qëllime të protagonizmit, pa pasë paraprakisht asnjë konsenzus mes qeverisë dhe opozitës, së atëbotshme. U veprua, sikur të kishim të bëjmë me pronë personale, e jo sish shtetërorë;

b. S’dyti, neglizhencës dhe indeferencës së Brukselit, të cilit i munguan për vite të tëra: si vullneti unik politik, ashtu edhe vendimet e prera, për ta përmyllur këtë çështje, në favor të sigurisë dhe stàbilitetit të rajonit; dhe

c. S’treti, këmbëngulësisë dhe fanatizmit të gjitha qeverive të Beogradit, që për dy dekada të tëra arrijtën ta mbajnë në “presing” të paparë, si opinionin e brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar; për temën e ndarjes (jo shkëmbimit, si po mendojnë disa) së veriut të Kosovës. Andaj: të nderuar qytetar, qeveritar, opozitar, medie, shoqëri civile, intelektual, ekspert, etj. bëhuni gati për koncesione të reja morbide në sunin e prandverës…

#P.S. nuk kemi të bëjmë, as; me shkëputje, as shkëmbim teritorresh, as ndarje, por thjesht; me copëtim!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400