Balanci i dëmtuar gjeopolitik dhe një ceremoni mortore politike

15:25 / E mërkure, 04 Prill 2018

Shkruan: Faton Abdullahu

 

“Ne e kemi të pamundur aktualisht të rreshtohemi edhe me Ankaranë zyrtare edhe me botën perëndimore, thjeshtë sepse Presidenti turk ka ndëruar kursin e tij properëndimor përmbajtësisht. Ndërsa, do të ishte vdekjeprurëse për Kosovën, e cila është krijesë e liberal-demokracisë dhe e vlerave gjeopolitike evro-atlantike, të rreshtohet gjeopolitikisht si erdoganiste apo si neo-osmaniste”.

Sa nga dëshira e papërmbajtur, për të qeverisur sa më shumë vetëm ai me klanin e tij, sa nga droja se, mund të jetë viktimë e Gjykatës Speciale, Presidenti Thaçi tashmë me veprime konkrete dhe pa hezitim po i ofron Kosovës një balancë të ri jo vetëm gjeopolitik, të panjohur më parë në këtë përmasë ndër ne – edhe Perëndim edhe Turqi e Erdoganit, apo thënë ndryshe Thaçi po na ofron – edhe uesternizëm edhe erdoganizëm. Duhet të jesh në zor të madh, duhet të kesh dro të madhe, apo të jesh i kurthuar nëinteresa të thella financiare, e të mendosh se kjo mund të funksionoj në Kosovë.  Kjo është e pamundur. Pse ? Ankaraja zyrtare, tash sa kohë, ka marr kurs anti-perëndimor. Erdoganizmi si politikë zyrtare e Ankarasë, po i kundërvihet interesave vitale të SHBA-s dhe përgjithësisht perëndimorëve në atë rajon. Kjo kundërvënje gjithnjë e më shumë po thellohet. Tani Ankaraja zyrtare, ka më shumë interesa dhe piktakime përfituese gjeopolitike me Rusinë, Iranin dhe shtetet tjera të kësaj bote. Ndërkohë që, ja vlenë të përkujtohet se, Turqia ka ardh në këtë fazë të zhvillimit ekonomik, të cilën e gëzon sot, dhe të faktorizimit gjeopolitik të cilën e ka, në rend të parëdhe sidomos, falë ndihmës së gjatë dhe konkrete të SHBA-s. Dhe këtu ja vlenë të përkujtohet edhe tjetra se, Kosova ka bashkëpunuar me Turqinë, që nga paslufta, duke e parëdhe pranuar Turqinë si aleate të ngushtë të interesave perëndimore, konkretisht të SHBA-s, apo edhe si anëtare e NATO-s gjë që ende është e tillë. Por tani gjërat kanë ndryshuar, e Prishtina zyrtare nuk mund, dhe nuk duhet të mbetet e njëjtë, pavarësisht interesave të Hashim Thaçit, sidomos pavarësisht interesave tëtija klanore financiare e të tjera të ngjashme. Është vetëm Thaçi dhe klani i tij, që nuk dëshirojnë ta kuptojnë këtë ndryshim të madh.

Konkretisht “kriza e gylenistëve” tek neu krijua sepse Presidenti i Kosovës tashmë nuk mund t’i thotë jo, për asgjë të vetme, Ankaras zyrtare.  Tani kur Ankaraja zyrtare ka marrë shpluar dhe papërmbajtshëm kurs anti-evropian dhe anti-perëndimor, Presidenti i Kosovës nuk mund të thotë ‘jo edhe kur ‘po’-ja ndaj kërkesave për deportim të shtetasve turq është shumëe dëmshme për interesat vitale të Kosovës dhe prek bëbzën e rreshtimit tonë gjeopolitik, bazën e shtetndërtimit dhe shtyllën tonë identitare të ekzistimit.Edhepse pa njohuri të mëdha gjeo-politike dhe pa mendime të thella konceptualiste, Thaçi para se të jetë naiv,duket se ai është në zor të madh kur ja merr mendja se edhe uesternizëm edhe erdoganizëm mund të funksionaj si model i ri për Kosovën. Duket se këtë lojëgjeopolitike ai e ka marrë si ‘yrnek’ nga Beogradi zyrtarë, e cila pandalshëm ka një kurs dualist, deri më tash shumë funksional –  edhe me perëndimin edhe me Rusinë e Putinit. Kosova nuk mund, nuk e ka komoditetin e një qasje tënagjajshmedhe nuk duhet ta bëjë këtë lojë të re. Kjo duhet t’i bëhet me dije Presidentit Thaçi, guximshëm dhe me zë të lartë, sidomos nga opozita. Në të vërtetë për shkak të këtij kursi erdoganist, Thaçi duhet të pensionohet urgjentisht. Opozita, dhe jo vetëm, duhet t’i prijë kësaj ‘ceremonie mortore politike’ të një politikani qëpër interesa të ngushta dhe nga rreziku i mundshëm, që mund t’i vije nga Gjykata Speciale atij dhe klanit të tij, do të na marrr edhe neve me veti në theqafje.

Në anën tjetër, nëse Presidenti turk Erdogan, vërtetë na do, ashtu sikudër pretendon, atëher ai duhet të ketë shumë më shumë konsideratë për Kosovën dhe qytetarët e saj, dhe të na lë rahat në rreshtimin tonë pro-perëndimor. Kosova mund të jetëme Turqinë vetëm për aq sa kjo nuk e dëmton rrugëtimin tonë drejtë Bashkimit Evropian dhe lidhjen me SHBA-t. Ne e kemi të pamundur të rreshtohemi edhe me Ankaranë zyrtare edhe me botën perëndimore, thjeshtë sepse Presidenti turk ka ndruar kursin e tij përmbajtësisht. Ndërsa, do të ishte vdekjeprurëse për Kosovën, e cila është krijesë e liberal-demokracisë dhe e vlerave gjeopolitike evro-atlantike, të rreshtohet gjeopolitikisht si erdoganiste apo si neo-osmaniste. Këtë hall dhe këtë realitet tonin Erdogani duhet ta kuptoj, moskuptimi i së cilës po naprish keq me Erdoganin dhe Ankaranë zyrtare, por nuk do të naq prish edhe me popullin turk, me të cilin kemi lidhja më të forta dhe në valë më oksidentale se që po i kupton drejtë ato sot Presidenti Erdogan dhe Presidenti Thaçi.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400