Basha tradhëton të gjitha partitë e koalicionit të vet!

23:50 / E enjte, 18 Maj 2017

Nga Engjell Gishti

Tre muaj ne Cader, “per zgjedhje te lira e te ndershme nepermjet nje Qeverie teknike” ku pika e pare dhe “e panegociushme” ishte doreheqja e Kryeministrit Rama, ne 3 ore e 30 minuta perfundoi ne nje Pazar teknik ku pervec postit te Ministrit te Brendshem dhe Kryetarit te KQZ, te gjitha leshimet e tjera si Minister i Mjeksise, Minister i Arsimit, Minister i Punes etj; por edhe sidomos me Drejtorin e OSHE, Drejtorin e Aluizmit, Drejtorin e Hipotekave etj etj na tregojne se e gjithe kjo marreveshje nuk eshte gje tjeter vecse nje Pazar i thjeshte. Eshte rasti ta rikujtojme pathosin e Lul Bashes ne keto tre muaj kur na deklaronte se ai do udhehiqte popullin e bashkuar demokrat drejt “Republikes se Re”…. dhe perfundoi me marreveshje per doganat, per burgjet, per korentin, pra perfundoi ne Pazarin e Roskovicit! A do mund ta mbante cadren Basha ne kembe per tre muaj nese si kauze te tij ai per kete kohe nuk do kishte folur per lufte kunder kanabasit, per zgjedhje te lira e te ndershme, por do fliste per marrjen e doganave, te aluizmit, te tenderave te mjeksise etj etj? Natyrisht qe nuk ka nevoje per pergjigje. Pra eshte me se e qarte se Basha e tradhetoi kauzen e asaj pjese te pupollit shqiptar i cili besoi ne kauzen e tij! Por vetem kjo eshte tradhetia e Bashes? Jo, eshte shume me shume se kaq!
Per te pare me tutje duhet te rikujtojme pak levizjet e Partive kryesore shqiptare ne skakieren politike te ketyre tre muajve. PD doli nga Parlamenti dhe u fut ne Cader duke kerkuar nje Qeveri Teknike. Pak kohe me vone LSI propozoi ne fakt dicka me shume “Qeveri Besimi”, cka ishte edhe me shume se sa teknike. Por te gjithe bene sikur nuk e kuptuan LSI se nuk u interesonte. Ne nje moment, Ilir Meta tha se “nese i sherbente zgjidhjes se krizes, LSI mund te ofronte portofolat e vet ne Qeveri”. Pas nje muaji, mbi kete baze propozimi (4 ministra) erdhi Marreveshja Meckallister. Ne fakt Rama cedoi edhe me shume se kaq: 6 ministra e disa Drejtora kyc ne ekonomine shqiptare. Perse?
Ne nje shkrim tjeter timin kam theksuar se shqiptaret, pak e kane ndryshuar realitetin e tyre politik nga koha e Monizmit. Theksoja se regjimi qe kemi eshte NEOMONIZEM sepse perseri shqiptaret po nga nje parti po sundohen. Pse ndodhi kjo? Sepse politikanet shqiptare bene maksimumin e tyre per shkaterrimin e cdo partie te vogel e cila mund te kufizonte sadopak pushtetin e tyre. A e mbani mend se si manovroi Berisha me partite e vogla qysh ne vitet e para te demokracise? Sapo krijohej “Balli Kombetar”, Berisha krijonte “Balli Kombetar demokrat”; Sapo krijohej Partia socialdemokrate, dilte dhe ajoe Demokracise sociale, Sa dilte nje Parti Demokristiane dilte nje tjeter parti e katolikeve; sa krijohej nje Parti e Legalitetit krijohej edhe nje tjeter si LZHK. Te gjitha keto levizje cfare na sollen? Pafuqine e partive te vogla, te cilat nuk arriten ta prekin pushtetin dhe autoritetin e Partive te Medha.
Gjate ketyre tre muajve, partite e krahut te djathte rezikuan te mos merrnin pjese ne zgjedhje. Rama ja arriti ti binde nderkombetaret se ai nuk ka cti beje Bashes e Berishes qe nuk duan te futen ne zgjedhje sepse nuk duan te votojne vettingun. Nderkombetaret u deklaruan njezeri se do i njohin zgjedhjet edhe pa opoziten. Rama deklarohet “se i vjen keq per shperberjen e PD”.
Por Ilir Meta deklaron se ai mund te mos marre pjese ne zgjedhje nese nuk futet PD. Pas LSI, edhe PDIU deklaroi se mund te mos merrte pjese ne zgjedhje. Pra ngelej qe PS te zhvillonte e vetme zgjedhjet si ne kohen e Enver Hoxhes. Agron Duka behet inisiator i nje takimi per te gjitha partite shqiptare (pa PS) per nje qendrim te perbashket ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Rama qe ishte ne fushate ne Elbasan, trembet nga nje qendrim i tille qe e nxirrte “cullak” para Europes dhe kthehet urgjentisht i vendosur te beje nje marreveshje me Lulezim Bashen. Dhe i pranon shume me teper nga c’shpresohej! Pse? Cfare mori Rama si shkembim? Rama mori shume! Rama mori eleminimin e partive te vogla. Marreveshja u be ne menyre te atille (pra data e votimit u shty vetem nje jave ne menyre qe ligji te mos lejonte formimin e koalicioneve cka do mbronte partite e vogla), por u vendos qe Partite e vogla te mund te futen ne zgjedhje te vetme, pa numerues, dhe te papergatitura. Natyrisht qe edhe PD –se i intereson te marre gjysmen e votave te partive te vogla e ti fuse ne xhepin e vet (me kete menyre votimi, nje deputet nga partite e medha zgjidhet edhe me 6.000 vota ndersa per partite e vogla duhen rreth 14.000 vota). Ne keto kushte Lulezimi nuk hezitoi ti hidhte poshte aleatet e vet te cilet tashme shijojne ndjenjen e te qenit te perdorur nga “udheheqesi i tyre”… i Cadres. Neni i pare i kesaj marreveshje i sherbeu pikerisht ketij qellimi. Llogjika e kesaj marreveshje ishte e njejte me ato qe bente dikur Berisha me Nanon ne kurriz te te gjitha partive te tjera. Tentativa per te ndertuar nje “republike te re” perfundoi me nje marreveshje per varrosjen e saj pikerisht nga ai qe e propogandoi kete Republike!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400