Çfarë do të thotë Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe?

15:25 / E diell, 01 Prill 2018

Shkruan: Prof.dr.sci. Sylen Vranica

Unë, me profesion neuropsikiatër, nuk do të “duhej” që të merrem me çështje të natyrës politike, por ja që politika po merret me neve?!

Në kohë të fundit, tej mase është aktuelizuar formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Sërbe. E gjithë energjia shumë dimenzionale e kreut politik sërb ka të bëjë vetëm me këtë çështje dhe me asgjë tjetër?! Udhëheqësit tanë, duke e patur “mizën nën kapelë” dhe vendosjen e interesave personale mbi ato shtetërore, po bëjnë lëshime të pafalshme në kurriz dhe dëm të interesave jetike të popullatës sonë. E gjithë kjo gjendje jo e mirë dhe brengosëse, është si pasojë e impotencës politike të udhëheqësve tanë, injorancës, diletantizmit, bajraktarizmit, inateve të ndërsjella, mos dëgjimit dhe mospërfilljes së më të vjetërve me eksperiencë të begatshme, sidomos në raport me mendësinë dhe politikën sërbe, e krijimit të mendësisë ad-hoc politike, e krijimit të Esat Pashë Toptanave të rinjë, etj?! Duhet ta dijnë udhëheqësit tanë se një gozhdë nuk mund të futet më tutje nëse hasë në rezistencë, sa do e gjatë me qenë, ndaj le të marrin mësime nga kjo, e jo të bëjnë lëshime?! Gabojnë nëse mendojnë se me këto lëshime do të falen dhe nuk do të gjykohen nga ana e Gjykatës Speciale, dihet se limoni pasi të shtrydhet hudhet në shportën e plehut…?!

Për mua, shtesa me shumicë sërbe, është hedhje e hirit në sy! Lirisht mund të thuhet dhe me siguri do të ndodhë, me kohë, se ky emërtim do të jetë në formën pa shtesën me “shumicë”, pasi ata, në shtetin që mëtojnë ta ndërtojnë, nuk mund ti durojnë të tjerët, ndërsa nga ana tjetër, është tejet e vështirë të jetojnë nacionalitetet tjera nën thundrën e tyre?! Por, edhe emërtimi asociacion, do të ketë atributin shteti, pra Shteti Sërb i Kosovës?! Derisa është formuar Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, me gjenocid, luftë dhe gjak, tani, për shkak të rrethanave tjera, një shtet i tillë në Republikën tonë, do të krijohet me presion ndërkombëtar dhe atij sërb. Me krijimin e kësaj krijese, aspak të pranueshme, shteti i Kosovës do të defunksionalizohet dhe bosnjëzohet?! Pothuajse asnjë marrëveshje, si brenda kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, nuk do të mund të arrihej pa pëlqimin dhe miratimin e kësaj krijese apo katrahure dhe fatkeqësie?! Edhe pse në Kuvendin e Kosovës marrin pjesë edhe deputetët e nacionalitetit sërb, ata aty janë si “kolonë e pestë”, pasi që sytë dhe mendjen i kanë të drejtuara kah Beogradi, por jo drejtë Prishtinës!? Ata marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit tonë vetëm për privilegje të ndryshme materiale dhe të tjera, nuk e festuan dhjetëvjetorin e shtetit të Kosovës, gjë që u vërtetua edhe me rastin e ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, që nuk e miratuan dhe aprovuan, pasi që një marrëveshje e tillë, në mendjen e tyre, do të thotë se është një marrëveshje ndërshtetërore, ndërsa këta, nuk e pranojnë shtetin tonë, të Kosovës.

 

  • 2 –

Edhe sa i përket transformimit të Forcave Mbrojtëse të Kosovës në Ushtri të Kosovës, ata nuk do ta miratojnë dhe me vendosmëri do ta kundërshtojnë. Por, nëse rastësisht e miratojnë dhe e pranojnë, atëherë do të ndodhë me shumë lëshime, duke kushtëzuar edhe formimin e Ushtrisë Sërbe të Kosovës?! Mjafton të shiqohet se çfarë po ndodhë në Republika Sërpskën e Bosnjë Hercegovinës dhe të kuptohet çfarë po na pret?! Si popull paranoid që janë, me siguri do të mëtojnë në të mësipërmen?! Populli sërb si edhe kryetari i tyre, popullin shqiptar nuk e konsiderojnë të barabartë, gjë që u vërtetua me thënien e kryetarit të tyre të cilit:”i vie ti shkulë flokët pasi që populli shqiptar po e përqeshë”?! Kryetari i tyre më lehtë e përballon përqeshjen nga banorët e kopshtit zoologjik se sa nga ana e popullit shqiptar?!

Është e pamundur që një ish anëtar dhe zëdhënës i partisë radikale sërbe me program çetnik, të transformohet në një demokrat të pranuar edhe nga ana e ndërkombëtarëve, është e pamundur për një kohë të shkurtër një transformim i tillë, siq thotë populli “ujku qimen e ndërron por vesin jo”?! Sikur të figuronte me ndryshime demokratike të njëmendëta, më së pari do të duhej të përkulej dhe të kërkonte falje para viktimave tona të shkaktuara nga ana e ushtrisë dhe paramilitarëve të shtetit të tij, të përkulej para varrezave të Jasharajve, ashtu siq pat bërë ish kancelari gjerman, Willy Brandt, në vitin 1970, kur u përkulë në gjunjë para monumentit të getos së Varshavës në vitin 1943, apo kërkim falja e Ronald Reaganit në vitin 1988 për amerikanët japonezë të internuar në kampe gjatë kohës së luftës së Dytë Botërore ?! Por ne nuk mund të bëjmë këtë krahasim, pasi që ish kancelari gjerman dhe kryetari amerikan ishin me kulturë europiane, perëndimore, ndërsa ky, është produkt i karpateve?! Ma merr mendja se sjellja e kryetarit sërb është komform situatës mbretëruese, pasi që nuk dëshiron të ketë epilogun e Gjingjiqit. Edhe përkundrejtë të gjithave, prapseprap e admiroj, pasi që është shembull për politikanët tanë jo largpamës dhe të verbër, se si duhet luftuar për interesat e kombit, e jo si këta tanët, që interesat dhe përfitimet personale i kanë vendosur mbi ato shtetërore?!

Në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë, perëndimorët na ndihmuan tejet shumë. Por, nga të dhënat historike, shpeshherë kanë qenë kundër interesave tona shtetërore, sidomos francezët dhe anglezët. Siq duket, pasi që e miratuan bombardimin e caqeve sërbe, tani janë bërë “pishman” me atë veprim, gjë që vërtetohet me insistimin me ngulm për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe tani për krijimin e asociacionit?! I njëjti kushtëzim nuk po kërkohet nga Republika e Sllovenisë dhe Kroacisë, tani e disa decenje, këto shtete janë të pranuara në Bashkësinë Europiane pa kushtëzimin ndërkufitar?! Mua më shumë do të më pëlqente të mos pranohemi në Bashkësinë Europiane se sa të kemi në gjirin tonë Asociacionin e Komunave me Shumicë Sërbe, apo Asociacionin e Komunave Vetëm Sërbe?! Liberalizimi i vizave, në mes tjerash, do të kishte një pranueshmëri më të shtuar, vetëm që më lehtë të largohemi nga ky shtet i brishtë i yni?! Çfarë po iu lejmë në trashëgimi brezave tanë të ardhshëm, përveç se pasiguri, jo perspektivë, papunësi, korrupcion?!

 

  • 3 –

Insistimi i faktorit ndërkombëtar për një shtet multietnik është për tu përshëndetur, por një gjë e tillë, në mesin tonë, pothuajse është e pamundur, sidomos nëse kemi të bëjmë me etnicitetin sërb, pasi që ata kurrsesi nuk e pranojnë mendësinë dhe bashkjetesën e barabartë, por vetëm ate nënshtruese dhe dominuese, gjë që e vështirëson një dukuri të tillë?! Sa do me insistuar dhe shkruar në drejtim të multietnicitetit nga ana e faktorit ndërkombëtar, prapseprap, do të ishte e pamjaftueshme, pasi që ADN-ja mijëravjeçare e yna më mirë e njef strukturën psikike dhe psikologjike të popullit sërb se sa shkrimet e ndryshme, që nuk janë me strukturë mijëravjeçare, pra do të ishin të mangëta në këtë aspekt?! Andaj, më së miri është që të ndahemi me ta njëherë e përgjithmonë, të jemi pranë, pse jo edhe miq? Edhe pse i vetëdijshëm për mos ndryshim të kufinjëve dhe krijimin e kufijve të rinjë, prapseprap, nëse dy shtete merren vesh në mes veti për ndarje, nuk besoj se do të kemi pengesa dhe probleme, pasi që marrëveshja në mes të dy shteteve është më bindëse dhe e pranueshme, se sa çfarëdo insistimi tjetër, në këtë rast për multietnicitetin, sidomos jo me pjestarët e shtetit fqinj, derisa e kanë këtë mendësi?!

Unë i kuptoj shtetet multietnike, e kuptoj fjala vie, prezencën masovike të kinezëve, latioamerikanëve dhe të tjerëve në SHBA. Aty kemi të bëjmë me mentalitet të barabartë, ndërsa tek ne, multietniciteti, sidomos me nacionalitetin sërb, nuk kishte me qenë në suaza të barabarta, pasi që ata gjithënjë dëshirojnë të dominojnë dhe të imponojnë, sidomos nuk e durojnë mbisundimin dhe barazinë me nacionalitetin shqiptar, të cilin e konsiderojnë, në mos me bisht, sharraxhi, bile më pak të avansuar?! Në këtë aspekt, me siguri do të konsiderohem, ndoshta edhe racist, por më mirë një herë e përgjithmonë të ndahemi, derisa e kanë këtë mendësi, gjithsesi për të mirën e brezave të ardhshëm. Derisa egziston ky mentalitet i tyre, gjithënjë do të jemi të shqetësuar dhe të parehatshëm, si të kemi “varrën në trup”, që do të kullon gjak përherë?!

Kur të vijnë në jetë gjeneratat e reja, le të veprojnë sipas kushteve egzistuese!?

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400