Djallëzia nën veladon

16:40 / E diell, 06 Maj 2018

 

Shkruan: Prof. dr. sci. Sylen Vranica

Në mediat tona, ditë më parë, u botua një shkrim nga ana e z. Mustafa Nano, me titull: “Pse dua një shqiptar në krye të Kishës Ortodokse?”
Shkrimi, në përgjithësi, ishte mjaft i qëlluar, por që përmban një lëshim të vogël dhe jo të saktë?!
Aty shkruan se patriarku grek, A. Janullatos, është kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai nuk është kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, por kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë!
Po të shikohet emblema e gazetës periodike të kësaj kishe, “NGJALLJA”, do të bindeni në të mësipërmen?! Fjalët, të Shqipërisë dhe shqiptare, dallojnë dukshëm për kah kuptimi dhe rëndësia!
Emërtimi shqiptare ka të bëjë vetëm me etnicitetin shqiptar, ndërsa, emërtimi të Shqipërisë, ka të bëjë edhe me etnicitetet tjera ortodokse në Shqipëri, siç janë: grekët, vllehët, maqedonasit, etj.
Kurrsesi dhe në asnjë mënyrë, i Fortlumturueshmi A. Janullatos, nuk do ta pranonte emërtimin Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pasi që kjo do të binte ndesh me pikëpamjet dhe botëkuptimet e tij dhe të Kishës Ortodokse Greke?!
Po të shikohet biografia e tij që është mjaft e begatshme, për t’u admiruar dhe respektuar thellësisht, që rezulton me diplomë të shkëlqyeshme në Universitetin Kombëtar të Athinës, disa studime postdiplomike, poliglot, Doktor Nderi në shumë Universitete si edhe i mjaft i përkushtuar në sferën humanitare, por, nga ana tjetër, për popullin shqiptar, në përgjithësi dhe për besimtarët ortodoksë shqiptarë në veçanti, edhe përkundrejt të gjitha arritjeve të kryesuesit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, A. Janullatos, më e rëndësishme është që kjo kishë të emërtohet si Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, se sa të gjitha arritjet e tij, pasi që këtu bëhet fjalë për ekzistencën e një populli denbabaden në këto treva, nuk mund të mohohet një gjë e tillë, edhe përkundrejt bishtërimeve të tij?!
Ndaj, këtu qëndron perfiditeti dhe djallzia nën veladon!? Provoni ta pyetni patrirakun se a e pranon vetëm emërtimin shqiptare, do të bindeni se do t’i bishtërojë kësaj pyetjeje?!
Kjo dukuri, na asocon dhe na bënë të dyshojmë, në mes tjerash, në posedimin e Megali Idesë nga ana e tij, që pjesëtarët tonë ortodoksë, i konsideron si grekë, që megjithate, nuk janë grekë?!
Qëllimi dhe “amaneti” i tij përfundimtar, është që kurrsesi mos ta lejojë ekzistimin dhe funksionimin e Kishës Ortodokse Autoqefalike Shqiptare dhe përgjithmonë ta “varrosë dhe zhdukë” veprën e të madhit, të nderuarit dhe të respektuarit, Fan Stilian Nolit, përderisa kisha nuk emërtohet sipas tij!
Ai duhet ta lexojë dhe të njoftohet me biografinë dhe veprimtarinë e Naum Bredhit alias Veqilharxhit dhe Petro Nini Luarasit. Duhet ta dinë se sot kanë vdekur kohërat dhe mënyrat e përfundimit të tyre tragjik!
Fatmirësisht, jeta e tij nuk mund të jetë më e gjatë se ekzistimi i Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400