Drejtësia e Shqipërisë mund të zërë “peshq të magjupve”, po jo edhe “peshq të mëdhenj”

19:09 / E enjte, 01 Shkurt 2018

 

 

 

Nga :Sali Bytyçi

Drejtësia e Shqipërisë lidhur me peshqit e mëdhenj, më kujtoi një “histori” të kohës kur isha fëmijë.

Të mëdhenjtë zinin peshq në lumin Drin, ndërsa ne fëmijët, që nuk kishim mundësi të shkonim në lumë e të zinim peshq, sepse ishim të vegjël, zinim nëpër përroska “peshq të magjupve”.

Për ata që nuk e dinë kujt u thoshim ne “peshq të magjupve”, ju them që ne ashtu i emërtonim larvat e bretkosave, atë pikën e zezë me një bisht…

Me të tillë “peshq” do të jenë plot rrjetat e drejtësisë shqiptare të Qeverisë së Edi Ramës, ndërsa “peshqit e mëdhenj”, peshkaqenë e balena, do të vazhdojnë të notojnë lirisht nëpër “detin e paskaj të korrupsionit”.

Po a do t’ia hajë për “peshq” tregu evropian larvat e bretkosave, Edi Ramës, kjo mbetet për t’u parë.

Ku i dihet, ndoshta ua tymos mendjet me tym kanabisi evropianëve Rama, dhe ata, evropianët “peshqit e magjupve” i hanë për “peshq të mëdhenj”!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400