Edhe pak shpresë për EQUAR

21:53 / E premte, 08 Qershor 2018

Shkruan: Erdonita Hebibi

Institucionet e vendit tonë edhe këtë herë e kanë dëshmuar se nuk kanë qenë të afta të mbrojnë interesat e popullit. Në momentin kur Kosova si një shtet i pavarur bën përpjekje të vazhdueshme që të hymë drejt rrugëve të BE-se, kjo përpjekje si duket nuk po u shkon siq duhet. Vazhdimisht po përballemi me refuzime, dështime madje edhe linqime të shumta kundrejt nesh.

Rasti më i freskët kohëve të fundit ka qenë diskutimi i shumtë gjithandej rreth largimit apo jo të Kosovës nga EQUAR. Nuk ka mbetur deputet, organizata e individë të ndryshëm pa diskutuar dhe dhënë versionin e tyre mbi këtë problem.  Por qfarëështë saktësisht EQUAR?  EQUAR është themeluar pikërisht nga organizatat më prestigjioze evropiane që kujdesen për cilesinë e Arsimit të lartë në Europë me kërkesen e vendeve antare të procesit të Bolonjës dhe roli i tij është të ofrojë informata të besueshme për Agjencinë e Akreditimit  anekënd Europës.  Respektivisht Agjencioni për Akreditim është larguar nga EQUAR, por shumë shpejt mund të vie edhe tek largimi plotësisht edhe nga EQUAR.

Përgjithësisht “Agjencioni për Akreditim është rregullatori kryesor i arsimit te lartë në Kosovë, që pa vendimet e këtij instititucioni asnjë institucion tjetër i lartë arsimor nuk mund të funksionijë sepse AKA është përgjegjëse për akreditimin e programeve studimore”.

Kur shohim nga kjo pikpamje shkarkimi i po këtij bordi ka ardhur pikërisht nga marrja e Qeverisë nga Kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka shkarkuar këtë bord dhe që ende janë me ushtrues detyre.  E në anën tjetër Ministri i Arsimit Shyqeri Bytyçi e cilsoi këtë situatë si tendencë qëdikush ka deshur ta hedh tek një grup interesi, që sipas tij duan ta keqinformojnë këtë institucion. Mirëpo ndaj AKA-së  shpeshherë  janë hedhur akuza të  ndryshme dhe se kjo me të vërtetë ndikon në zbehjen e cilësisë.  Si arsimit, sic po ndodh edhe sot.

Kjo përqarje e AKK-së, mos bashkepunimi i duhur, transparenca e raportimit të duhur nga ana e këtij agjencioni tonë, janë disa nga arsyet  e largimit tonë. Kjo bën që kjo situatë të shihet si mjaft  problematike e që rezulton në  pasoja të mëdha. Sepse nga kjo rrjedhë e vazhdueshme po shohim se në çfarë rangu po politizohet me arsimin tonë. Faji u adresohet pikërisht që nga ndërhyrja e Kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e bordit të AKK-së, mos përgjegjësia e MASHT-it, e deri tek udhëheqja e politizuar vit pas viti e udhëheqësve të AAK-së. E mbi krejt këto kjo vetem e dëmton  imazhin e Kosovës dhe cilësinë e arsimit tonë.Me një staf të përkushtuar dhe transparent ndaj çasjes serioze mbi arsimin do të ishte mënyra mëe mirë që ti shohim çështjet dhe problemet edhe nga një prizëm më i drejtë dhe korrekt.Epo sic shihet gjendja e arsimit në përgjithësi nuk është fare e mirë, nëse një ditë largohemi nga një institucion, linqohemi ateherë e ardhmja e arsimit duhet të shihet si një problem tejet i rëndësishëm dhe patjetër duhet ndërrmarë hapa të sigurtë drejt një arsimim sa më të zhvilluar.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400