Era tradhëti kombëtare në bisedimet Greko-Shqiptare

23:12 / E mërkure, 08 Nëntor 2017

 

 

Nga:Arben LLALLA

 

Prej kaq vitesh që është ministër i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka dështuar në diplomaci. Në mandatin e parë të tij si ministër ai u morë me punësime nëpër Ambasada dhe Konsullata të tarafit miqësorë e shoqëror, duke punësuar diplomat jashtë çdo kriteri, njerëz që vinin nga rruga, nga tregu i shitblerjes së fruta-perimeve nëpër rrugët e Evropës. Disa herë ka patur përplasje të forta më 2013-217, në Komisionin e Jashtëm të Shqipërisë midis ish-kryetares Arta Dade dhe ministrit Bushati, ku është kritikuar paaftësia e këtij ministri. Ajo që është më shqetësuese është mos menaxhimi i bisedimeve të Ditmir Bushatit gjatë takimeve të shpeshta me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias. Në këto takime të shpeshta vërehet zgërdhija e ministrit Bushati ku nuk ka munguar buzëqeshja nga cepi në cep që tregon mos seriozitetin e tij si kryediplomat. A thua Ditmiri takohem me vllahun e gjakut dhe të gjuhës ministrin e jashtëm të Kosovës apo me ministrin e jashtëm të Greqisë, vendi që mban Ligjin e Luftës, sekuestrimin e pasurive të shqiptarëve, mos lejimin e shqiptarëve nga Çamëria në moshë të thyer për të vizituar trojet dhe varret e të parëve?

Problemi i bllokimit qëllimisht i dy doganave me Shqipërinë, Kapshtica dhe Kakavia (sepse dogana ajrore Tiranë-Athinë nuk u bllokua, ndërsa doganat greke me Bullgarinë, Turqinë dhe Maqedonisë funksionon në rregull) për dy ditë nga ana e Greqisë me pretekstin rënia e sistemit TIMS, tregoj se grekët janë primitivë. Por shqetësuese ishte vrapi që mori ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati në Kakavie dhe telefonata me lutje nga ana e tij në drejtim të Nikos Kotzias, tregoj karakterin fëminor dhe jo diplomatik të këtij ministri shqiptar. Loja me rënien e sistemit TIMS apo mbajtjen me ditë të tëra në dogana emigrantët e përkohshëm ekonomik, njerëzit e halleve, nuk është e re, ajo gjithnjë ka qenë prezent sa herë në acarimet e lehta oratorike midis dy vendeve. Ka patur raste edhe më tragjike në bllokimin e doganave greke ku kanë vdekur edhe njerëz nga pritjet e gjata deri në 3-4 ditë, prandaj nuk duhet të kishte veprime me lutje dhe habi për sjelljen jo njerëzore nga ana e Greqisë.

Si ministër i jashtëm Ditmir Bushati në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 8, nuk ka ngritur asnjëherë zërin për mbrojtjen e të drejtave të Diasporës shqiptare apo të shqiptarëve etnik në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, etj. Përse asnjëherë Bushati nuk e ngriti zërin për rastin e Mostrës dhe Kumanovës? Përse ministri që lexon vetëm Mitologji greke nuk kërkojë hapjen e Konsullatës Shqiptare në Manastir, ashtu si funksionojnë 17 Konsullata të huaja, në qytetin e Alfabetit të gjuhës shqipe? Pra, z.Rama pusi është i thellë i paaftësisë diplomatike të drejtuar nga ministër Ditmir Bushati.

Një shqetësim tjetër për paaftësinë e Ditmir Bushatit janë lobimet që ai nuk ka bërë asnjëherë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Prej 5 vitesh nuk pamë apo lexuam ndonjë lajmërim se Bushati bëri takime të suksesshme për njohjen e Kosovës nga ndonjë vend që Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Fjalori rrugaçor që ka përdorur vetëm pak ditë më parë Ditmir Bushati në Komisionit e Politikës së Jashtë ku ka ofenduar kolegun e tij, pavarësisht se i përket një partie opozitare, apo për mendime të gabuara ndoshta që mund të jetë shprehur, tregon problemet psikologjike në edukatën diplomatike që ka ky ministër. Në vend të që të përdorë fjalor diplomatik ai ka përdorur një fjalor prej karagjozi. Niveli i ulët të edukatës së tij tregon se ministria e diplomacisë udhëhiqet nga njerëz me edukatë që janë nën nivelit së mesatares diplomatike.

Në takimin e Kretës më 12-15 nëntor, ministri i Greqisë Nikos Kotzias e ka mbushur valixhen diplomatike me kërkesat e Greqisë ndaj Shqipërisë: 1.Njohjen e Himarës si zonë e pakicës greke, 2.Ndërtimin e pesë varrezave me rreth 8 mijë varre të ushtarëve të vrarë gjatë luftës italo-greke, 3.Marrjen e pjesës së Detit Jon që i takon Shqipërisë, ku flenë rreth 450 miliard rezerva nafte dhe gazi. Mediet greke kanë shkruar se me këto rezerva Greqia shlyen të gjitha borxhet. 4.Nënshkrimi një dokumenti që Çështja Çame është e mbyllur përgjithmonë, 5.Njohjen e Institucioneve greke në Jugun e Shqipërisë me qëllim që Greqia të njohë Pavarësinë e Kosovës. 6.Njohjen Himarën si zonë greke.

Ndërsa në dosjen e tij Ditmir Bushatit ka këto kërkesa. 1.Vula Apostolis për Emigrantët. 2.Zgjidhja e çështjes së pronave të shqiptarëve në Greqi, me përjashtim të shqiptarëve të Çamërisë, Kosturit, Follorinë dhe Edessës. 3.Hapja e qendrave për të votuar emigrantët shqiptar në rast zgjedhjesh, 4.Heqja e Ligjit të Luftës, 5.Korrigjimi i teksteve shkollore.

Nga këto kërkesa të dy palëve do arrihet përfundimi për zgjidhjen e probleme për Vulën Apostolis, Ligjin e Luftës në shkëmbim të ndërtimit të 5 varrezave të ushtarëve greke me 8 mijë varre bosh, korrigjimi i teksteve shkollore.

 

 

 

P.S. U hodhën mijëra euro nga sigurimi i Greqisë që Shpëtim Idrizi mos të zgjidhej deputet me qëllim mos të kishte një Zë kombëtar në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionin e Politikës së Jashtme. Saimir Tahiri u bë Kurbani i Ramës se ka gisht edhe në në rastim Idrizi qëju vodhën votat pas orës 19.00 ditën e zgjedhjeve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400