Evropë, dështimi i jonë është edhe i juaji

23:27 / E shtunë, 10 Mars 2018

 

Shkruan Xhabir Hamiti

Ekonomikisht të izoluar dhe të pa zhvilluar siç duhet, politikisht të acaruar dhe moralisht të pa mbështetur sa duhet. Por besojë se dështimi i jonë është edhe dështim i juaj.

Evropë !

Jam shumë i vetëdijshëm se je në dijeni që ne si popull e si komb, në këtë pjesë të Evropës nuk kemi ardhur nga qielli, e as nga ndonjë pjesë tjetër e kozmosit.
Kemi lindur në këtë tokë, dhe nuk mund të ndihemi fajtor pse të parët tanë shkaktuan lindjen tonë në këtë pjesë të saj.
Prandaj, veten e llogarisim si pjesë të Evropës, mendojmë evropianisht dhe duam të jem pjesë e plotë e integrimit tonë në mekanizmat e kontinentit, pjesë e të cilit jemi edhe fizikisht.

Kërkesa e jonë është që të na ndihmoni më shumë se që na keni ndihmuar deri më tani. Mos na leni të vetëm, sepse pa ndihmën tuaj ne nuk mundemi të ecim drejtë integrimit dhe stabilitetit të plotë politik dhe ekonomik.

Një hezitim i kohëpaskohshëm për një përkrahje më të ngjeshur ndaj nesh, sikurse ndihet nga qendra juaj, e që edhe nuk dua t`a besojë.

Kaq dekada e shekuj me radhë ne ende kërcënohemi për zhdukje nga fqinji shekullor serb. Sipas tij ne kemi ardhur nga qielli dhe ua kemi uzurpuar tokën e tyre të shenjtë! Me fjalë tjera, në perceptimin e një pjese të madhe të tyre ne jemi jashtëtokësor dhe jashtënjerëzor.

Nëse ne flasim ndryshe dhe besojmë ndryshe nga ta dhe të tjerët, kjo nuk është zgjidhje e vullnetit tonë të lirë dhe të plotë, por edhe e Krijuesit i cili zgjodhi e krijojë popuj të ndryshëm në sipërfaqen e tokës bashkë me diversitetet racore dhe linguistike.

Deklaratat e hershme të politikës serbe karshi vendit tonë nuk janë shuar, bile janë më aktive se në të kaluarën. Ata vazhdojnë të përsërisin se Kosova është zemra dhe djepi i Serbisë! Nuk e japim Kosovën! Kosova është Jerusalemi i jonë !
E po ne çfarë jemi këtu?! Cili djep na rriti neve ? Kush përkundi djepin tonë që ne të jemi këta që jemi ?

Ju lutem tregojuni përfundimisht fqinjëve tanë se edhe ne jemi qytetar që meritojmë të jetojmë dinjitetshëm në vendin ku kemi lindur dhe ku jemi zhvilluar, në mënyrë që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë.

Serbia është e ekzaltuar që ne kaq vite jemi i vetmi popull në Evropën Juglindore të izoluar nga lëvizja e lirë, por edhe të privuar nga shumë të drejta të cilat i gëzojnë të gjithë të tjerët përreth nesh.

Ekonomikisht të izoluar dhe të pa zhvilluar siç duhet, politikisht të acaruar dhe moralisht të pa mbështetur sa duhet. Por besojë se dështimi i jonë është edhe dështim i juaj. Ne e kemi fajin tonë të cilit nuk mund t`i ikim asnjëherë, sepse detyrat tona nuk i kryejnë të tjerët, e as që do t`i kryejnë ndonjëherë, mirëpo megjithatë pa mbështetjen tuaj të përnjëmendtë, ne do të mbesim në rrethin viciozë kështu siç edhe kemi mbetur me lëvizje shumë të ngadalta, e shpeshherë edhe të padukshme.

Ku kemi qenë jemi shumë më mirë, por ku do të duhej të jemi ende jemi shumë larg. Prandaj, na ndihmoni dhe na integroni barazisht në mekanizmat tuaj. Shtëpia mbahet me miq. Edhe ne jemi Evropë !. Mos na lë nën mëshirën e agjendave kundër evropiane, sepse si vend i vogël jemi të pa zot në përballimin e tyre !

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400