Festat kombëtare dhe vetja jonë

21:44 / E enjte, 14 Qershor 2018

 

Nga Arben Hoxha

 

 

Këto ditë, në mediat elektronike e të shkruara, ashtu si edhe në rrjetet sociale, u problematizua skandali që ndodhi në Prizren, në manifestimin qendror të shënimit të 140-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Emërues i përbashkët i reagueseve ishte solidarizimi i tyre me “viktimën” – gruan, e cila u bë simboli vizual-mediatik i marrëdhënies së çoroditur që tashmë ekziston midis pushteti politik dhe qytetarit në shoqërinë shqiptare. Njerëzit në pushtet u rreshtuan në krahun e kryeministrit Haradinaj duke u mbështetur në të drejtën e mbrojtjes “së të drejtës së protokollit”. Përtej këndvështrimit feminist se si “burrat” i keqtrajtojnë gratë “viktima”, dhe këndvështrimit teknicist se çështja e “protokollit shtetëror” është çështje e “subjektivitetit shtetëror”, skandali në Prizren është shfaqje e thelbit të marrëdhënies kaotike që ne kemi me veten tonë. Skandali në Prizren ështësimptoma e gjendjes heteronomike e subjektit shqiptar në histori, kapacitetet e arsyes të të cilit janë tejet të dobëta për të vendosur harmoni unike midis vullnetit të fragmentuar, shumësisë së emocioneve, kujtesës së fragmentuar për të kaluarën e tij, si dhe dijes së ulët e fragmentare për të pasur parashikim për ardhmen. Raporti i zhdrejtë midis forcave të faktorëve heterogjenë dhe kapaciteteve të ulëta të arsyes së subjekti shqiptar për të vendosur harmoni mes atyre faktorëve, flet për disavantazhin e shqiptarëve për të kaluar nga stadi i “mbijetesës” në atë “të bërjes” së vetes komb-subjekt i ndërgjegjshëm në kohë-hapësirë.

Festat kombëtare – siç është shënimi i 140-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – janë shprehje e përfaqësimit dhe reflektimit më të lartë për idenë që kombet formojnë për veten. Festat nuk janë çështje “ditë pushimesh”. Festat kombëtare, si ajo e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, janë momentet e vlerësimit më objektiv që do të duhej t’i bënim vetes për mundësitë e të qenit tonë denjësisht në botë dhe të mundësive që ofron bota për Veten tonë, si subjekt i dinjitetshëm brenda saj. Festat janë hartat në të cilat lexohen orientimet që njerëzit i shënojnë në gjendjen e tyre më të lartë të përkushtimit për të Qenë dhe për të Bërë. Festat në fakt janë riprodhim (në formë të shkurtuar) i pamjeve që krijojnë njerëzit dhe kombet për veten e tyre në rrjedhën kohore: për normat morale, për vlerat, për modelet e sjelljes dhe të lidhjeve sociale brenda vetes, për synimet dhe idealet historike të tyre etj. Tregomë se “çfarë” dhe “si” feston, të tregojkush je! Ashtu si feston, i tillë je! Festat janë momentet më madhështore të komunikimit me kuptimet që ne i japim ekzistencës sonë.

Gjendja e marrëdhënies sonë të çoroditur me festat e zhveshura nga çdo përmbajtjet që e formon kuptimin e ekzistencës së shoqërisë (prandaj edhe krejtësisht mekanike), tëkombit e të shtetit tonë, është normativizuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Një varg festash që na detyrojnë të pushojmë pikërisht sepse na përjashtojnë mundësinë e të menduarit tëkuptimit të ekzistencës së vetes sonë!

Shënimi i 140-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu si edhe shënimi i 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, si dy festa të mëdha, me nivelin e ultë të organizmit për shënimin e tyre në nivel kombëtar, me qëndrimin krejtësisht sporadik e fragmentar që institucionet shtetërore, në Shqipëri dhe në Kosovë, mbajnë ndaj tyre, flet për gjendjen aspak të ekuilibruar të vetes sonë për të kaluar (në përputhje si asnjëherë më parë me mundësitë objektive historike) nga modusi policentik i vetëbërjes, në modusin unicentrist të vetëbërjes.

Nën forcën e inercionit të indiferencës, që prodhojnë festet e zhveshura nga çdo përmbajtje kuptimore për ekzistencën tonë, nuk është e çuditshme që festat, të cilat në mënyrë më të kondensuar dhe më sublime e mishërojnë kuptimin më qenësor të ekzistencës sonë, në vend se të na krijojnë qartësinë maksimale për gjendjen e vetes sonë, ato veten tonëna e vendosin në gjendje të tendosur e krejtësisht të hutuar.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400