Gjenerali i pavdekshëm

20:01 / E premte, 01 Qershor 2018

I dashur për shqiptarët, por jo edhe nga serbët. Si figurë kryesore e luftës kundër Millosheviqit, Gjenerali dhe Nënkryetari i ushtrisë clirimtare, Jashar Salihu dha kontribut të madh në ekzistimin e shtetit të Kosovës.

Jeta e tij u përshkua nga ide të ndryshme: ide për pajtim të gjaqeve ndër shqiptarë, krijimi i një ushtrie për t’u cliruar nga armiku, krijimi i fondit “Vendlindja thërret” për ta ndihmuar ushtrinë etj.

Gjatë jetës së tij, dha kontribute të ndryshme por të mëdha, ku gjithmonë pati për qëllim kombin.

Ka qenë anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi.  Veprimtaria e tij e përshkonte gjithë rajonin që ai i përkiste por jo vetëm, edhe Drenica dhe viset e tjera e ndienin ndikimin e veprimtarisë së tij. Veproi brenda komitetit për Decan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu dhe veprimtari Jusuf Gërvalla.

Related image

Megjithatë, kohët ndryshuan.

Pushteti i Millosheviqit, solli luftë në Kosovë por fatmirësisht vendi pati trima të mëdhenj sic ishte Jashari, që i doli zot vendit dhe armikut i’u përgjigj me luftë por krahas kësaj edhe me diplomaci të madhe.

Image result for jashar salihu

Kështu, ai u angazhua në detyrën si këshilltar për Administrimin e fondit “Vendlindja Thërret”.

Dicka kërkon lufta e dicka tjetër liria. Në këtë rast, kësaj të fundit i nevoitej një udhëheqës, kush tjetër  mund të ishte përvec atij. Ai e mori postin e  përfaqësuesit të parë diplomatik të qeverisë së përkohshme të Kosovës në Zvicër.

Ishte kërcënuar shpesh nga regjimi i Millosheviqit që të ndalonte me idetë e krijimit të Kosovës shtet. Kjo gjendje solli që ai të kalonte 7 vite të jetës së tij në burgje, duke u torturuar dhe keqtrajtuar nga regjimi i Millosheviqit. Por c’do e keqe e ka një të mirë, gjatë kësaj kohe ai arriti të krijonte shoqëri të shumtë, ndër ta edhe Alia Izetbegoviqin. Më pas u përndjek nga atdheu dhe vazhdoi veprimtarinë e tij në Zvicër, kjo bëri që angazhimi i tij për clirim të atdheut dhe Bashkimit Kombëtar të mos përfundonte kurrë por veprimtarinë ta vazhdonte kudo që ai ndodhej.

Si djali më i vogël i familjes Salihu, ai u lind në fshatin Batushë të komunës së Gjakovës. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik. Para se të merrej me cështje politike punonte si mësimdhënës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Decan. E dëbuan nga aty, pasi që haptazi filloi të merrej me cështje kombëtare dhe kjo nuk i pëlqente armikut.

Megjithëse figura e tij, mund të duket e vrenjtur, familjarët dhe shokët e afërt e njihnin si person shumë të hareshëm dhe të dashur me ta, por tepër të ashpër me kundërshtarin. Ai frikësohej nga dicka e që ishte mosekzistimi i Kosovës shtet.

Image result for jashar salihu

Gjenerali, ishte person që jetën i’a fali kombit dhe atdheut të tij, duke mos kursyer asgjë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400