Gjersa të ekzistoj shteti i Kosovës revokimi i njohjes është i panatyrshëm

12:03 / E enjte, 02 Nëntor 2017

 

Nga Gjon KEKA
Konfuzioni së fundi me revokimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Surinami vjen pikërisht pas rikthimit të fuqishëm të politikës dhe diplomacisë amerikane në mbështetje të vendeve të Europës Juglindore si dhe në forcimin e tyre në demokraci ,pozitën ndërkombëtare dhe të rrugës së pashmangshme të integrimit të tyre në Bashkimin Europian.Poashtu ky konfuzion vjen pas shpalljes së Pavarësisë së Katalonisë e cila po tentohet të ndërlidhet me rastin e Kosovës ,por që nuk kanë asgjë të përbashkët me rastin e Kosovës. Si dhe ky konfuzion vjen edhe nga përpjekjet e politikës serbe për ta pranuar realitetin e Kosovës së Pavarur pasi ajo gjendet në pozitë të hapjes ose mbylljes së politikës së saj përball sfidave që ka rajoni pas ndikimit rus dhe ofertës së Bashkimit Europian. Hyrja në këtë konfuzion e politikës serbe me rastin e revokimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Surinami bëhet me qëllim për të ngadalësuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare e vecanërisht në OKB.Thjeshtë qëllimi është për të dobësuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, kur dihet se Kosovën ,ShBA dhe miqtë tjerë janë duke e përgaditur për ta bërë anëtare të OKB-së në vitin e ardhshëm ose më së largu në vitin 2019.
E gjithë kjo do të jetë vetëm një lojë e politikës dhe diplomacisë serbe e cila do të kuptoj se edhe pas gjithë kësaj Kosova do të ecën në udhën e saj bashkë më miqtë ndërkombëtar si ShBA dhe BE dhe do të arrij të jetë pjesë aktive dhe bashkëudhëtare e institucioneve ndërkombëtare dhe e OKB-së.
Ndërsa sa i përket rvokimit të njohjes nga Surinami, në marrëdhëniet dhe të drejtën ndërkombëtare ekziston revokimi vetëm nëse shteti ose pavarësia e një shteti nuk ekziston më.Por gjersa të ekzistoj shteti i Kosovës dhe pavarësia e saj ,revokimi i njohjes është i paligjshëm dhe i panatyrshëm. Duhet patur kujdes Kosova ,sepse ashtu sic ekziston vullneti i shteteve për ta njohur pavarësinë e Kosovës vec e vec ,poashtu mund t’i shkaktojnë dëme pozitës së Kosovës nëse ajo nuk i forcon marrëdhëniet më ato shtete që e kanë njohur,me anë të diplomacisë aktive dhe marrëdhënieve ndërshtetërore.
E vetmja që mund te jetë në këtë rast është ndërprerja e marrdhënieve kontraktuale në mes të dy vendeve,por jo edhe revokimi i njohjes nga ai shtet,sepse de fakto dhe de jure Kosova është e pavarur. Revokimi i njohjes nga Surinami mund të jetë vetëm e karakterit deklarativ ,por jo edhe ligjërisht.Kjo lojë që tani shihet në horizont po bëhet për të dobësuar pozitën e Kosovës, duke ditur se Kosova është në ndërtim dhe forcim e sipër të shtetësisë gurët që hidhen tani janë për ta dobësuar atë dhe pozitën e saj politiko-juridike ndërkombëtare. Prandaj Kosova duhet të ketë diplomaci më të fuqishme, të vendos në krye të diplomacisë njerëz me formim europian dhe me ndikim e karrier diplomatike,poashtu edhe me urtësi në diplomaci dhe t’i dal në ball sfidave që dalin para si të pengesave ashtu edhe të punës më të madhe për njohje nga vendet tjera dhe përgatitjes për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare dhe OKB.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400