Hapja e negociatave Shqipëri-BE afër dhe larg

12:03 / E hëne, 26 Shkurt 2018

Hapja e negociatave Shqiperi-BE afer dhe larg

Prof. Lisen Bashkurti

Keto dite ne Ballkanin Perendimor kane ‘zbarkuar’ kreret e Komisionit Evropian, Presidenti, Junker, Zv. Presidentja, Mogerini dhe Komisioneri per zgjerimin, Han. Erdhen pak dite mbas prezantimit te strategjise se re per zgjerimin e BE drejt Ballkanit Perendimore.

1. Prioritetet e BE-detyrim i Shqiperise

Dje Presidenti i Komisionit Evropian, Junker dhe Komisioneri Han erdhen ne Tirane. Nga takimet e nivelit te larte dhe komunikimet publike u konstatua nje atmosfere pozitive dhe optimiste nga ana e Komisionit lidhur me rekomandimin e pritshem per hapjen e negociatave midis BE dhe Shqiperise ne kete vere.

Komisioneri beri vleresimet e tij mbi ecurine e reformave te Shqiperise ne permbushje te detyrimeve te BE. Ne fokus eshte reforma ne drejtesi dhe prioritetet e percaktuara nga Komisioni Evropian per Shqiperine qysh ne fund te vitit 2016.

Krahas reformes ne drejtesi jane edhe reforma administrative, lufta kunder krimit te organizuar, kunder korrupsionit, te drejtat e njeriut dhe ne kete kuader edhe ceshtja e pronave. Plotesimi i ketyre prioriteteve eshte proces. Pra ne thelb kerkohet vijimi i punes ne keto aspekte dhe vizibiliteti i ecurise pozitive drejt permbushjes se tyre.

Nese perqendrohemi ne prioritetet qe na kerkon agjenda e BE-se athere kemi te drejte te mendojme se jemi afer celjes se negociateve per antaresim.

2. Detyrimet ndaj BE dhe interesat fqinjesore

Ne konferencen per shtyp, i pyetur nga gazetaret, Presidenti Junker foli edhe per politiken e fqinjesise se mire dhe per zgjidhjen e gjithe problemeve me fqinjet, perfshire edhe ato kufitaro-territoriale. Per keto te fundit Junker u deklarua qe…

“…shtetet kandidate duhet t’i zgjidhin keto probleme (territoriale L. B.) perpara se te behen antare te BE”…

Kjo do thote se normalizimi i plote i marredhenieve me fqinjet e ne menyre te vecante zgjidhja e problemeve kufitare-territoriale midis tyre, si nje ceshtje shume serioze, e komplikuar dhe qe don kohe, duhet te gjeje zgjidhje jo domosdoshmerisht perpara hapjes se negociatave, por perpara antaresimit te plote. Pra, JO PERPARA HAPJES SE NEGOCIATAVE, POR PERPARA ANTARESIMIT TE PLOTE NE BE.

Ky percaktim eshte nje kuader kohor i qarte qe na shtyne te mendojme se zgjidhja e problemeve kufitare-territoriale me fqinjin e Greqine kerkon ‘te vrapojme, por jo te nxitojme’, pasi nuk eshte detyrim kriterial i BE ne fazen per celjen e negociatave per antaresim. Midis parimeve te BE dhe interesave te fqinjeve tane jo kurdohere dhe ne cdo aspekt ka perputhje.

3. Prioritet agjenda e BE-se, jo te tjera

Definimi i ceshtjeve kufitare-territoriale persa kohe nuk eshte detyrim kriterial nga BE per fazen e celjes se negociatave me Shqiperine, duket se per kete aspekt shtysat kane ardhe me teper nga Athina zyrtare, te ciles duket se nuk i ka shpetuar dot pala Shqiptare. Se paku ky eshte perceptimi.

Natyrisht tere ambiguitetet dhe nuancat diplomatike edhe lidhur me politikat e fqinjesise do i qartesoje Progres-Raporti i Komisionit te BE qe do publikohet ne kete muaj mars 2018.

Aty do shohim nese definimi perfundimtar i kufirit detar e territorial Shqiptaro-Grek kerkohet si kusht per hapjen e negociatave me Shqiperine nga BE, apo eshte rezultat i taktikave diplomatike Greke per te na shtyre drejt zgjidhjeve te nxituara e te imponuara njeanshmerisht.

Eshte nje periudhe qe nevojitet tejmase kujdes ne komunikimet me BE, por edhe me fqinjet dhe rajonin. Per shkak te kohes se kufizuar dhe sfidave te shumta duhet t’i qendrojme strikt vetem detyrimeve qe vijne nga BE, jo nga fqinje te vecante, qofte edhe antare te BE sic eshte Greqia.

Eshte momenti te mos marrim mbi supe agjenda suplementare qe na imponohen konjukturalisht nga fqinj te caktuar, te cilet duan te perfitojne nga situata dhe avantazhet e tyre ne BE (vota bllokuese) per te na diktuar dhe kushtezuar zgjidhje te nxituara e per konseguence ne kundershtim me interesat tona kombetare.

Nevojitet te mbajme kurdohere parasysh se Traktati i BE nuk permban nje politike te jashtme dhe sigurie te perbashket te detyrueshme. Per rrjedhoje as kushtezime ne kete aspekt.

Politika e jashtme dhe e sigurise ( Pjesa e Trete e Traktatit te Lisbones) eshte atribut i shteteve sovrane individuale. Kjo vlen edhe per vendet kandidate aspirante per ne BE. Ne politiken e jashtme dhe te sigurise bejne pjese edhe zgjidhja e problemeve kufitare-territoriale ndermjet shteteve.

Nese biem nen presionin imponues te agjendave konjukturale te njeanshme te ndonje shteti fqinj antare te BE, jashte detyrimeve kriteriale te BE athere hapja e negociatave per Shqiperine mund te largohet.

Kriteret e BE, sfidat e implementimit te tyre, koha shume e kufizuar nga njera ane si dhe problematikat e akumuluara dhe te komplikuara ne marredheniet me fqinjet nga ana tjeter, kerkojne ne menyre te domosdoshme per nje periudhe te caktuar mbajtjen ne agjende vetem te prioriteteve te kerkuara nga BE per celjen e negociatave per Shqiperine dhe jo agjenda te imponuara nga fqinj individuale per interesa konjukturale te tyre.

Nese Shqiperia per nje periudhe te caktuar nuk ben kete ndarje te qarte te ketyre dy lloj agjendash, asaj te BE per celjen e negociatave prej asaj te imponuar nga ndonje fqinj per interesa individuale athere celja e negociatave mund te jete sa afer aq edhe sa larg.

Kjo nuk do thote aspak qe procesi i dialogut politiko-diplomatik me fqinjet ne teresi dhe me fqinjin e Jugut ne vecanti te mos vijoje. Jo, dialogu politiko-diplomatik drejt zgjidhjeve te te gjithe problemeve me fqinjet duhet te vazhdoje. Por ky dialog, per shkak te problematikave te akumuluar prej dekadash kerkon kohen, pergatitjen, maturitetin dhe qetesine e duhur per te gjetur zgjidhje te drejta, te arsyeshme dhe te dobishme midis paleve.

Nderkohe agjenda e Shqiperise per hapjen e negociatave me BE eshte imperativ i momentit historik. Asnje aktor dhe faktor shteteror dhe jo shteteror shqiptar nuk duhet te zhvendose vemendjen nga ky imperativ i momentit historik.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400