Jam dakord me gjermanin Johann, se Rama s’ka plotësuar asnjë kriter

19:55 / E hëne, 11 Qershor 2018

 

Nga Kastriot Islami

Jam plotësisht dakord me gjithçka ka thënë gjermani Johann, numri 2 i partisë së kancelares Merkel:

Shqipëria s’ka plotësuar asnjë kriter për hapjen e negociatave sepse qeveria s’ka vullnet politik…

Prej kohësh kam argumentuar se qeveria Rama s’ka plotësuar asnjë kriter.. se Rama s’dëshëron dhe s’punon që të plotësohen kriteret për hapjen e negociatave…

Ndjehem krenar, që njëlloj si gjermani Johan., madje më shumë se ai:

  • dua që Shqipëria të fillojë sa më shpejt negociatat; por njëkohësisht
  • dua që Shqipëria të plotësojë të gjithë kriteret e duhura për të hapur negociatat

Nga ana tjetër, njëlloj si Johann, madje shumë me herët mendoj se:

  • asnjë kriter s’është plotësuar…as ato lidhur me reformën në drejtësi…; as ato lidhur me luftën kundër korrupsionit, vecanërisht kundër korrusionit të nivelit të lartë…as ato lidhur me luftën kundër krimit të organizuar,,,pra asnjë nga kriteret kryesore…
  • duhet të përfundojë vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve të instancave të larta dhe i organeve të apelit;
  • duhet të fillojë procedimi penal ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të cilëve u janë provuar vepra të dënuëshme në procesin e vetingut duhet…
  • duhet të fillojë puna e Gykatës Kushtetuese, e SPAK dhe e gjykatave të instancave të larta…
  • duhet të luftohet në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme trafiku i drogës…
  • duhet të korrigjohen të gjithë rastet që lidhen me shkeljen e ligjit të shërbimit civil për emërimin e zyrtarëve të lartë të Ministrive dhe në drejtoritë e administratës publike…;
  • duhet që parlamenti të përfundojë brënda vitit 2018 reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE e BE; ky është një kusht i domosdoshëm për deputetët dhe kuvendin…
  • janë miratur shumë ligje dhe janë marrë shumë vendime për të luftuar korrupsionin por është bërë shumë pak konkretisht për të luftuar korrupsionin…
  • janë kapur disa “peshq të vegjël” por peshqit e mëdhenj kanë depërtuar jasht rrjetës…
  • nuk ekziston shteti ligjor dhe ligji nuk zbatohet njëlloj dhe i barabartë për të gjithë…
  • nuk ekziston sundimi i ligjit…
  • Tahiri është “peshk i madh”…dhe në këtë rast janë shkelur hapur parimet e shtetit ligjor…
  • Ministri Xhafaj duke iu referuar vëllait të tij është në konflikt interesi…
  • Nëse Xhafaj mbetet në detyrë ky konflikt interesi s’zgjidhet…
  • për rastin Xhafaj duket se s’ka vullnet për të praktikuar standartet ligjore europaine…
  • rasti Xhafaj pengon hapjen e negociatave…

Dhe se fundmi, njëlloj si gjermani Johan mendoj se:

Shqipëria duhet të fillojë negociatat por e Vërteta dhe Problemet s’mund injorohen…Shqipëria ka disa pengesa jo të mëdha por që mund të kapërcehen nëse qeveria ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe për të respektuar e zbatuar ligjin e rendin…

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400