“A ka vdekur besa dhe mirënjohja në politikën e Kosovës?”

12:42 / E diell, 14 Janar 2018

 

“A ka vdekur besa dhe mirënjohja në politikën e Kosovës?”

Besa, thonë të gjitha tregimet, legjendat dhe historitë e të parëve tanë është virtyti më i madh i shqiptarëve. Duket si një jehonë e humbur në shekuj por ky virtyt është bërë pluhur e hi nga një pjesë e mirë e racës së politikanëve. Ngrihen, lartësohen në sajë të vizionit të një personaliteti apo një subjekti politik dhe në çastin më të parë pikërisht ata që i ke marrë për dore të “kafshojnë” gjymtyrët duke ti prerë krahët.
Në botën shqiptare të paktë janë ata që e shohin politikën si mision dhe si shërbim ndaj kombit. Një prej tyre është Albin Kurti. Ajo që po ndodh me Vetëvendosjen është treguesi më i qartë që ndan prijësit e vërtetë me vizion dhe karrieristët që mjaft të mos lëshojnë pozitat ku kanë arritur janë të gatshëm të shkelin mbi gjithçka e mbi këdo.

 

Nëse një Aktivist/Politikan largohet nga një subjekt politik ai duhet të dorëzojë edhe postet që ka marrë në Kuvend apo në  Qeveri në sajë të siglës politike në të cilën ka garuar dhe votuesit e kanë zgjedhur. Kuvendi i Kosovës duhet të jetë tempull i integritetit politik dhe kombëtar jo pazar interesash meskine që po mbajnë peng fatin e vendit tonë. E nëse nuk keni besë së paku të tregonit një shenjë mirënjohjeje se i keni rritur pozitat me të cilat bëni sot pazar veç në sajë të kurajos, vizionit, inteligjencës dhe hapësirës së një lideri modern si Albini. E nëse jeni duke pyetur veten pse një drejtues i një subjekti tjetër politik po i del në krah Albinit, ka ardhur koha që të motivojmë dhe lartësojmë modele që i duhen kombit, mjaft më me buzëqeshje tinzare nga pseudopolitikanë që popullin e ngijnë me batuta.

Është mot i vështirë për shqiptarët, është koha për politikë serioze dhe me integritet.

 

Prof. Faton Kurti
Kryetari REK

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400