Kanuni para familjes

20:28 / E diell, 17 Qershor 2018

Shkruan: Ilirida Rexhbogaj  

Nuk të takon hise, se ti ke  tri vajza e nuk ke djalë, e ky Kanuni i nderuar nuk i`u jep të drejt vajzave tua me trashegu asgjë. Vargu i Kanunit”  Baba edhe në mos pastë djelm, nuk mundet me u lan  bijave as tokë  as plang as shpi”, në familjen Biblekaj te fshatit Orize te Gjakovës po vlen ende. Madje po   mundohen t`a respektojnë me përpikëri. Gjithashtu, këta në njëfarë forme po e parandalojnë që vëllai i tyre, të shkel këtë rregull të lashtë kanunor duke i`a mohuar së pari atij trashëgiminë.

Për këtë rregull të Kanunit, tre  vëllezërit  nuk i dhanë hise  vëllaut te tyre, se ai nuk ka kujt t`i trashëgoi, e vajzat nuk janë trashëgimtare,  kështu e thotë Kanuni.

Kanuni e ka përcaktuar jetën e shqiptareve ndër vite, e në disa vende ende përcakton ,  dhe ndan atë “drejtësinë” e tij  me më përpikëri  se ligji. I fort është Kanuni e madje edhe rezistent ndaj kohës bashkë më rregullat  e tij, qe akoma po funksionojnë e po i njohim më mirë se ligjet e shtetit tonë,  Kosovës.

Jeton Biblekaj, djali që po i mohohet trashëgimia, më të drejtë kishte theksuar “Unë jom trashëgimtar vet, jo vajzat. Fëmijët e mi mund të jenë trashëgimtar prej meje”. Pra se pari, atij i takon trashëgimia, e pastaj mund të vendos edhe të respektoj Kanunin e mos t`iu lërë vajzave trashëgimi. Por në fund te fundit nëse edhe ky është zbatues i Kanunit mund edhe t`a shes, ose t`ia fal dikujt. I takon atij të vendos.

Sidoqoftë, nëse Kanuni thotë ashtu. Ligji i Kosovës thotë qe edhe vajzat janë trashegmitare në pronë. Trashëgimia familjare është e rregulluar më ligjin për familje, sipas të cilit, e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes, pa marrë parasysh  gjininë. E kjo forma që ai te ndjek ligjin, e që është në fakt ajo çka ai duhet të bëjë, duket se po i frikëson vëllezërit i tij. Pse mos ta shohin ligjin e ne këtë rast t`i dhënë trashëgiminë vëllait te tyre, dhe te kuptojnë   se ashtu si mbretëronte Kanuni  tani do të duhej të mbretëron ligji.  Ti thonë jo Kanunit, se një “rregull” qe nuk i len asnjë të drejt femrës nuk mund të na përcakton jetën, nuk është në rregull dhe nuk po ndan drejtësi.

Madje për këtë rregull  të Kanunit u hasmuan kaq shumë kjo familje, sa edhe deshën ta vrasin vellaun e tyre. Këtë e pohoi Jetoni se ata e kërcënuan edhe me armë. Por ne shqiptarët kemi pasur disa tradita, më të vjetra se Kanuni, si respekti e dashuria për vëllaun e pastaj mund të vinë malli e  trashëgimia. E tani Kanuni na doli edhe para familjes, kaq më vlerë qenka ai.

Një gjendje e tillë, nuk është  parë as në kohën e “lavdishme” të Kanunit se së paku vëllezërit  kanë jetuar bashkë e janë respektuar mes vete. Pra këta nuk  janë as në atë kohë , kta janë në kohë, pa kohë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400