‘Kazani’ i Ramës sulmoi Krichbaum, se ai s’mundi ta blinte

21:11 / E premte, 27 Prill 2018

 

Sulmi i porositur nga Edi Rama për median e paguar prej tij dhe disa prej anëtareve të kupolës së tij klienteliste, me paratë e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve, ndaj deputetit gjerman Krichbaum është një skemë tashmë e mirënjohur në Shqipëri dhe e aplikuar gjatë të gjithë kohës ndaj çdo kundërshtari të Ramës, që thotë të vërtetën dhe nuk blihet prej tij. Fakte dhe provat janë të pafundme për të vërtetuar këtë tezë, sado që Rama përpiqet të fshihet e maskohet.

Këto sulme të ‘medias së ndyrë e të poshtër të kazanit’ (siç i quajti Rama në Berlin mediat e tij thjesht për të mashtruar deputetët gjermanë por që askush nuk e besoi) të orkestruara nga Rama dhe disa ministra a zyrtarë të lartë pranë tij, janë aplikuar dhe aplikohen çdo ditë. Jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë të Ramës në Shqipëri por edhe ndaj çdo zyrtari të lartë të huaj i cili thotë të vërtetën për qeverinë Rama. Apo ndaj kujtdo që Rama nuk arrin ta komprometojë. Pra objekte të sulmeve nga ‘vrasës mediatikë me pagesë’ kanë qenë kundërshtarë të pakopromentueshëm shqiptarë, amerikanë, gjermanë, grekë…

Krichbaum është vetëm njëri nga objektet e sulmit më ‘shpifje, ofendime e sajesa’ të gatuara në “kuzhinën e dezinformimit dhe shpifjeve” të Kryeministrit shqiptar, zyrë që ndodhet në godinën e Kryeministrisë, por me një rrjet të shtrirë edhe gjetiu. Dhe kjo është hera e dytë që e njëjta “strofkë mediatike antigjermane” është vënë në veprim ndaj Krichbaum.

Rama e realizon gjithnjë këtë “vrasje mediatike me pagesë” duke hedhur gurin dhe fshehur dorën… Ai gjithnjë fshihet pas “vrasësve mediatikë me pagesë” duke u hequr se është gjoja kundër tyre apo se ata veprojnë jashtë kontrollit të tij. E vërteta është krejtësisht ndryshe, Rama është ideatori dhe kryeorganizatori i këtyre sulmeve mediatike.

Ai vetëm i urdhëron dhe paguan këta ‘vrasës mediatikë’ dhe pastaj luanë rolin e të pafajshmit, madje nuk mungon të luajë edhe viktimën, siç tentoi në Berlin por askush nuk e besoi dhe e cilësoi të ‘pasinqertë’.

Në ekipin e ‘vrasjeve mediatike me pagesë’ që drejtohet nga Rama, bëjnë pjesë zyrtarë të lartë të kupolës klienteliste të Ramës, që zotërojnë apo janë me ndikim në disa gazeta (media e shkruar) dhe/ose portale që financohen me paratë e korrupsionit, krimit dhe të trafiqeve. Konkretisht janë tre gazeta kryesore të përditshme (media e shkruar) që marrin porosi dhe zbatojnë në mënyrë të koordinuar porositë e Ramës. Janë 4-6 portalet që zotërohen/kontrollohen nga Rama apo anëtarët e kupolës së lartë klienteliste që po ashtu në mënyrë të koordinuar ushtrojnë “vrasjet mediatike me pagesë” të cdo kundërshtari politik. Dhe rreth 10-12 “analistë” që çdo ditë, përmes medias së shkruara apo portaleve dhe çdo mbrëmje në emisionet televizive sulmojnë me shpifje e sajesa çdo kundërshtar të Ramës.

Kjo ‘ushtri vrasësh mediatikë me pagesë’ vepron e bashkërenduar me një numër jo të vogël (që mund të shkojë mbi 100) individësh anonimë të rrjeteve sociale që paguhen majmërisht nga paratë e korrupsionit dhe trafiqeve, një pjesë e të cilëve të punësuar në administratën publike, janë çdo ditë superaktivë për të sharë, ofenduar apo edhe deri provokuar e kërcënuar në Facebook apo gjetiu çdo kundërshtar të Ramës.

Kjo është një skemë oruelliane e vendosur në duart e një qeverie të korruptuar e të inkriminuar, e ideuar, drejtuar dhe orkestruar nga Edi Rama, i cili nuk kursen çdo kundërshtarë politik, vendas apo të huaj, ose më saktë çdo individ që thotë të vërtetën për qeverinë e tij dhe që ai nuk është në gjendje ta kompromentojë apo thënë më troç ta blejë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400