Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe!

12:13 / E diell, 08 Prill 2018

 

Shkruan: Refik HASANI

Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti  2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave  të tyre. Një ndër Këshillat që tani funksionojn për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e  Medvegjës, Bujanocit  dhe Preshevës. Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe. Pse nuk praktikohet  Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë  e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe.

Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kan komuna  asnjë prej tyre përveqë pakicës Serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin Turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të ken Këshilla Nacionale.

            Asociacioni që aqë shumë flitet  jo vetëm në opinion por edhe në instanca  tona e deri në  Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.  Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit  të gjërë e mbi të gjitha  nga gjendja faktike e pakicës Serbe me pesë për qindë, nuk është dashur të formohet fare Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat së paku nuk kemi njohuri për këtë.

Marrim shembull Maqedonia nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjn  afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët.

Pastaj Republika e Malit të Zi   nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjn Serbët këtë Republik dhe nuk gëzojn asnjë Asociacion.

Edhe  Republika e Kroacisë   nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtetë kishte përpjekj dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja.

Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndar dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërbska  dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur Dejton  në vitin 1995.

Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik  dhe të Evropës lirisht mundë të themi jan më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk jan me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me pesë  për qindë. Nëse është dashur  të formohet  Asociacone, Rajone, Krahina e të Federalizohet është Serbia  duke u bër me Parlament dy dhomësh, pasi  ka Rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish-ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët, si

– Krahina e Vojvodinës,
– Krahina e Sanxhakut,
– Krahina që përbëjnë Komuna e Medvegjë, Bujanocit  dhe Preshevës dhe
– Krahina apo Rajoni i banuar me  Bullgarë,që përbëjnë Komuna e Pirotit,Dimitrovgradit e Bosilvgradit.
Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Asociacionin kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmesë  (21) një zetë e një Këshillave  Nacionale sa numron ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.  Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë  e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400