Koha që politikanët tradhëtarë të largohen

14:56 / E mërkure, 13 Dhjetor 2017

 

Nga Marin Mema

Shqiptaret ne ILIRIDE kane nevoje per nje klase te re politike. Eshte koha qe te gjithe ata qe i kane perçare shqiptaret te largohen.

Shqiptaret nuk kane nevoje per premtime boshe, as per fjale ne ere, as per diskutime pa bosht, por per punesim, te drejta, investime, mundesi. Eshte e pafalshme qe shqiptaret te ndihen minoritet ne tokat e tyre, eshte e pafalshme qe ata te kene zgjidhje vetem mergimin, eshte e pafalshme qe shqiptaret te detyrohen te pranojne kushtet nga te ardhurit. Kushte qe shpeshmi shkojne deri ne ekstrem, duke kaluar ne represion.

Shteti shqiptar ka bere shume pak per shqiptaret, ka bere shume pak per mbeshtetjen e tyre, ka bere shume pak per te qene krah tyre e per tu treguar se nuk jane vetem.

Fryma europiane nis nga mbrojtja e bashkekombasve te tu kudo ata ndodhen si nje detyrim kushtetues e mbi te gjitha njerezor. E kete ne nuk e kemi bere . Nuk mundet shqiptaret autoktone ne Shkup te jetojne sikur te jene te ardhur, e po keshtu ne Gostivar, ne Tetove, Struge , Manastir, Oher, Kumanove e kudo…

Mjafton te shikosh qytetet shqiptare dhe ato ku shumice jane tashme maqedonet sesi ndryshojne. E shembulli me konkret eshte Shkupi. Investime kolosale ne njerin krah, e erresire totale pa mbeshtetje ne tjetrin. Mungesa e projekteve, e deshires per tu dhene ate qe meritojne , interesat partiake e politike kane bere qe shqiptaret te ndihen te vetem. Po eshte e vertete ne i kemi lene te vetem.

Eshte e pafalshme qe edhe sot ne shekullin e 21 te jete me e veshtire te jesh shqiptar se gjithcka tjeter. Eshte e pafalshme.

E pra shqiptaret meritojne te ndihen zoter te fatit te tyre , e jo te pashprese e te perhumbur. Eshte momenti qe ne keto negociata per krijimin e nje shumice te re ne , te kerkohet me ngulm nje perqasje e re, nje mendesi e re, nje force e re, nje mundesi e vertete . Shumica e re duhet ndertuar ne kushtet e barazise, ku shqiptaret te kene vendin e tyre sic u takon, jo si qytetare te dores se dyte, por si popullesi qe ka te drejtat e saj , te drejta qe s’mundet me tjua shesin e blejne politikanet me interesat e tyre per pushtet.

Shqiptaret kane nevoje per me shume, per nje politike per ta e jo per xhepat e disave !

Largohuni e hapini rruge te rinjeve sepse mes shqiptareve ne ILIRIDE ka pafund njerez te ndershem, te shkolluar , me mendesi europiane e zemer te madhe qe e duan vendin e tyre ! Hapini rruge frymes se re te ketyre njerezve te rinj. Eshte koha e tyre !

E shteti shqiptar duhet te mbeshtese kete fryme , duhet me cdo kusht sepse shqiptaret ne Iliride kane nevoje per oksigjenin e munguar !

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400