
Kosova nuk ka nevojë për parti të re politike, por, gjithqysh për një lëvizje të re përmbysëse!
14:52 / E martë, 10 Janar 2017
Kosova nuk ka nevojë për parti të re politike, por, gjithqysh për një lëvizje të re përmbysëse! 1. Kosova si një shtet (“sui generis”)i ri që gjendet ende në një proces të vetëkërkimit, verifikimit, vetëdëshmimit dhe organizimit të jetës shtetërore dhe asaj sociale, duket që ka nevojë edhe për një nxitje tjetër të re, që shquhet dhe identifikohet si deliberalizim. Deliberalizimi, do e ndihmonte pa mëdyshje jo vetëm identifikimin, por, edhe qartësimin e disa çështjeve ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: Asociacioni, definimi (demarkacioni) i qartë i kufijve me Serbinë, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, ndarja e Kosovës, kyçjes në BE-ane, profilizimin kulturor dhe ideologjikë, konsolidimin e demokracisë, etj. Pra një seri çështjesh fondamentale të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë, do të mund të shërbenin si përgjigje adekuate dhe koherente me kërkesat e kohës. 2. Duke parë që shumica e objektivave kombëtare (demokracia, sovraniteti, pavarësia) dhe atyre qytetare (barazia, drejtësia, mirëqenia, etj. ), nuk u arritën as përmes: “lëvizjes paqësore” (LDK-n), e as “lëvizjen e luftës” (PDK-n), atëherë, formimi i një “lëvizjeje” të re që do përmbush këto objektiva dhe katarsisin e nevojshëm gjithëshqiptar, duket se është i nevojshëm dhe paevitueshëm! 3. Pra, një lëvizje e re, e me përmbajtje identike alternative, sikurse: ajo e viteve 90-ta, dhe ajo e fundshekullit të kaluar, që arritën të përmbysin mjeshtërisht dhe në stilin e një katarsisi; POLITIK (një alternativë obskurante qeverisëse), SOCIAL (një raport tërësisht ndryshe me qytetarinë), e sidomos EKONOMIK (një modeli të ri të barazisë dhe drejtësisë) rrethanat e kontaminuara, krizën morale, korruptimin e sistemit dhe vlerat e formacionit komunist. 4. Kjo lloj lëvizje e re alternative, na duhet fillimisht në Kosovë shkaku i improvizimit, që partitë dhe elitat politike i bënë; shtetësisë (së paqenë); sovranitetit(të cunguar);dhe demokracisë (së munguar), gjatë gjithë viteve të pasluftës, për ta vazhduar më tutje në Shqipëri dhe në Maqedoni…! 5. Tani, kjo Lëvizje në formë të një alternative të re politike, sociale e ekonomike, është e kuptueshme që nuk mund të dal nga “kuzhinat” e vjetra që në shpinë akoma mbajnë mëkatet e së kaluarës, por, nga një karizëm e re emancipuese qytetare, e zhveshur tërësisht nga hipoteka e luftës (që prodhoi; edhe pseudopatriot!), dhe ajo e paqes (që prodhoi; mashtrues ordiner institucionalist!). Thënë më thjesht, karizëm që do e prodhojnë rrethanat e reja të “kaosit” dhe rreziqeve permanente: lokale, rajonale,e globale…! Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Platforma e z. Veseli formë për ta relativizuar Presidentin Thaçi
-
Urbicidi: Rikonfigurimi i qyteteve
-
Për dekriminalizimin e shoqërisë sonë
-
A do të përshkallëzohet lufta në Siri
-
Debati mbi FARK-un, debat mbi të ardhmen tonë!
-
Mashtrimet e ministrit Gjiknuri me taksën e Rrugës së Kombit!
-
Shqiptarët e Kosovës duhet shpallur si populli më i duruar në botë dhe meritojnë të jenë në libër të Genisit
-
Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor
-
Opozita e çoi kryeministrin në ekstazë marrëzie!
-
“Abdyl Frashëri ishte trim, e kishte syrin si shigjeta, ishte i matun dhe nuk i’a hidhte dot as mbreti as krajli, ishte i përmendur në penë dhe dije”- Faik Konica
-
Raporti i BE-së për Kosovën dhe Dialogu për Normalizim
-
Asociacioni dhe dialogu përfundimtar si rruga e “pulës pa krye”
-
A është kjo opozita që i duhet vendit?
-
A ka parti politike që hap debatin për të ardhmen?
-
Kur Çubriloviqi i “çmonte” lartë vlerat shqiptare!
-
Bac, (nuk) u kry
-
Revolucioni i miellit
-
Urrejtja kriminale sadiste e Pëllumb Xhufit ndaj njerzve të pafajshem të kampeve komuniste
-
Planeti në rrezik, shqiptarët bëjnë cirk!
-
Lufta e gabuar