Kotzias kërkon t’ju ndërrojë identitetin shqiptarëve ashtu siç bëri me Dhimitër Bushatin

11:20 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Nga Arben LLALLA
Greqia kërkon me diktat që emri Çamëria dhe çamë të hiqet nga çdo libër, hartë dhe shkresë e Republikës së Shqipërisë. Pasi Nikos Kotzias pagëzojë Ditmir Bushatin me emrin Dhimitër në një deklaratë të tij, tani kërkojnë që shqiptarët mos të quhen më shqiptar por turkoallvani, pra turq të shqiptarizuar. Ky është projekti politik, akademik dhe mediatik që qarkullon nëpër shkresat e qeverisë greke me anë të ministrisë së informacionit dhe propagandës. Para se Shqipëria të anëtarësohet në BE, ajo duhet të pranojë aneksimit e jugut me emërtimin Autonimi greke. Këto biseda janë zhvilluar midis Bushatit dhe Kotzias me miratimin e Ramës dhe Tsipras. Teoria dhe deklaratat e Edi Ramës për bashkim të Shqipërisë me Kosovën janë projektet greko-ruse-serbe të cilat më tej do pranojnë ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa Jugu i Shqipërisë do to bashkëngjitet Greqisë. Ky projekt greko-rus-serb i është paraqitur qeverisë shqiptare greke, BE, OKB dhe SHBA. Prandaj kërkesa e Greqisë për të zhdukur emrin Çamëri dhe Çam nga literatura shqiptare do të pasojë me projektin e copëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri Rama bënë mirë të deklarohet rreth pranimit të letrës-projekt të dërguar nga përfaqësuesi i Greqisë Harallambos Karathanos. Karathanos përfaqësues i lartë politik i Greqisë të dielën në Manifestimin për 104 vjetorin e Autonomisë së Epirit të Veriut në sheshin para Kuvendit të Greqisë në Athinë deklarojë se Edi Rama ka pranuar projektin e bashkimit të një pjesë së Kosovës me Shqipërinë dhe aneksimi i jugut të Shqipërisë duke ja bashkuar Greqisë. Lidhjet shpirtërore të shumicës së ministrave të Ramës janë shumë të forta me Greqinë, të mos harrojmë se vetë Rama është dekoruar nga Patriarku grek me Medaljen Kalorësi Mbrojtës i ortodoksisë greke, Dhimitër-Ditmir Bushati ndërrojë besimin fetar nga mysliman në ortodoksë. Prandaj varfëria e shqiptarëve në këto vitet e fundit ka për qëllim që ata mos të mendojnë për identitetin dhe çështjet kombëtare, por se si të mbushin barkun me bukë. Grekët për emigrantit shqiptar në Greqi thonë Shtoj punën mallagës allvane, që mos të ketë kohë të mendoj për identitetin e tij kombëtar.
Historikisht Kosova, shqiptarët në Maqedoni dhe Çamëria kanë qenë një mburojë e fortë e Shqipërisë së sotme si shtet, çdo tentativë për zhdukjen e shqiptarëve në tërësi ka ndeshur në mbrojtjen dhe sakrificën e shqiptarëve të këtyre krahinave autoktone. Prandaj nuk është e rastësishme zhdukja nga kujtesa e termit Çamëri dhe çam, ashtu si nuk është e rastësishme shpikja e kombit kosovar dhe zhdukja nga fjalori shtetëror i Maqedonisë termin Abetare shqipe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400