” KRYEMINISTËR, LISTA SERBE T’LA KUSH ËSHTË NË RRADHË TASH”

21:48 / E premte, 08 Qershor 2018

Shkruan: Erdonita Hebibi    

Prej fillimit të marrjes së mandatit të tij si Kryeministër, nuk mbeti gjë pa i ndodhur, e gjithmonë me dështimet e shumta e injorancen e tij veçse shkonte  duke e zbehur imazhin e Kosovës. Bëhet fjalë kështu  për Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të tejzgjatura për krijimin e Qeverisë, duket se nuk do i zgjasë dhe shumë, kjo si pasojë tashmë e largimit të Listës Serbe nga Qeveria, ku kjo e fundit përmban 10 deputetë të saj në Qeveri.

Pas kërkesës së tyre per dorëheqje drejtuar Kryeministrit, nuk e ka pranuar prezantimin e dorëheqjes së tyre duke pretenduar që të ketë edhe një dialog mes tyre. Por edhe përkundër faktit që Lista Serbe po qëndron ende në Qeveri, largimi i tyre pritet të ndodh shumë shpejt dhe se Kryeministri do e ketë të pamundur të realizojë vendimet e tij pa miratimin dhe votën e Listës Serbe.

Madje kjo siuatë po shihet si shumë shqetësuese për të gjithë, por Kryeministri Haradinaj  po e sheh si dicka kaluese dhe kinse me dialog do zgjidhet gjithcka. E në anën tjetër largimin e Listës Serbe nuk mbeti pa e komentuar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke e cilësuar si provokim nga Shteti i Serbisë. Ai mes tjerash ka deklaruar që kjo situatë nuk ishte aspak e nevojshme e sidomos në ditën ku institucionet e Kosovës kishin filluar punën për krijimin dhe bashkëpunimin për Asosacionin e komunave me shumicë serbe. Këto reagime e tregojnë më së miri se çfarë në të vërtetë do të shohim pas largimit të tyre nga qeveria, a do të jep dorëheqje Kryeministri e pse jo të shkohet edhe në zgjedhje të reja.

Lista Serbe dorëheqjen e tyre e kanë dhënë si pasojë e arrestimit të Marko Gjuriq nga forcat speciale të Policisë së Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, e ka dënuar aktin kundrejt Marko Gjuriq duke thënë që përfaqësuesit legjitim të popullit serb janë keqtrajtuar brutalisht.

“Në këto rrethana, kur kundrejt popullit duar zbrazët shkohet me plumba në tytë e kur drejt fjalës shkohet me armë dhe qizme dialogu nuk ka kuptim” Ka thënë Rakiq në njërin nga prononcimet e tij.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë që ka marrë përkrahjen e shumë deputetëve pas largimit të Listës Serbe, mirëpo pavarësisht kësaj kjo nuk e ndihmon Kryeministrin që të veprojë njëjtë siç ka vepruar më parë.

Ky tensionim dhe kjo gjendje e tanishme e Qeverisë së Kosovës, vetem sa do e vështirësojë punën dhe realizimin e shumë vendimeve të Qeverisë, duke sjellur kështu pasoja në dëm të Kosovës.

Madje këte situatë të krijuar analistë të shumtë po e shohin si shumë shqetësuese dhe në dëm të vendit, ndër ta Bajrush Morina, i cili e cilëson si shembull të keq këtë qeveri.

” Cilat vendime mund t’i marrë kjo Qeveri kur nuk e ka shumicën e nevojshme në Kuvend, cilat vendime të mëdha mund t’i marrë, kur nuk e ka përkrahjen e domosdoshmë nga Lista serbe, ky është një shembull shumë i keq” theksoi Morina

Tashmë mbetet të shihet edhe më tej se si do të rrjedhë mandati tutje i Kryeministrit Ramush Haradinaj,  dhe se si do shkojnë gjërat në Kuvend.

Nuk e di se si vetë Kryeministri është kaq i qetë mbi këtë situatë, apo edhe ndoshta mendon që Lista Serbe do pranojë dialogimin dhe se prapë gjithçka do shkojë në favor të tij.

Se a do të notoj lirshëm në këto ujëra të pafajsisë Kryeministri mbetet të shihet , por një gjë është e sigurt, asgjë s’do jetë si më parë.

Nuk e zbeh gjendjen e Kosovës vetëm largimi i Listës Serbe, por edhe shumë probleme tjera madhore që janë në dëm të vendit, dhe zgjidhja më e mirë do ishtë të ndërmerrën hapa urgjent në zgjidhjen e këtij problemi e edhe shumë problemeve tjera.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400