Kryeministër, nëse s’din ec

17:41 / E martë, 05 Qershor 2018

 

Kryeministri Haradinaj prej që erdhi në pushtet mori vendime të gabueshme dhe të pamenduara mirë. I’a rriti pagën vetes, fali borxhe pa pyetur dhe pa u bazuar askund, e shkarkoi bordin e akreditimit. Pas këtyre vendimeve jo të  duhura pasoi edhe një cështje tjetër shumë relevante për vendin, deportimi i shtetasve turq.

Kryeminstri tha që ishte i painformuar për këtë rast. Kjo gjendje e tij nuk solli para nesh një person të denjë për ta udhëhequr një shtet. Si mundet një kryeministër i një vendi të mos dijë për ngjarjet që ndodhin. Zot shpije po nuk e din kush hyn e kush del, ky është kryeministri ynë.

Dobësi të madhe tregoi kur tha se lajmin për deportimin e shtetasve turq e mori nga mediat.  Paraqitja e tij ishte e një qytetari të zakonshëm. Kryeministri duhet të dijë për gjithcka që ndodh në shtet, para mediave jo të informohet nga to.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi pati deklaruar se nëse nuk do të ishte i  informuar do të jepte dorëheqje, e drejtë do të ishte që kryeministri ynë ta merrte një vendim të tillë për vete, jo duke i shkarkuar ministrin e brendshëm dhe shefin e AKI-së. U mundua ta shfajësoi veten, duke u’a hedhur fajin të tjerëve. E në fakt, ai do të duhej të jepte dorëheqje edhe nëse ka qenë i informuar edhe nëse s’ka qenë.  Sepse, e gjithë përgjegjësia është e tij,  nuk mund të shfajësohet duke thënë nuk e di, sepse kryeministri e përfaqëson një shtet.

Por, a është Haradinaj i painformuar apo shtiret si i tillë?

Si duket, ai ka vendosur të merr lloj lloj vendimesh, dhe në fund të mbetet viktimë para publikut.

Një kryeministër, informata mund të ketë për gjithcka që ai dëshiron, sepse lidhjet që ka brenda shtetit janë të mëdha. Kryeministri ynë mund të ketë informata për gjërat më të vogla, e lëre më për të mëdhatë.

Sidoqoftë, me veprimin e tij duke shkarkuar shefin e AKI-së dhe Ministrin e brendshëm në pah nxori një veti që askush se kemi ditur deri më tani.

Kur presidenti Erdogan ndërhyri në shtetin tonë, përgjigja e kryeministrit ishte “mos u përzieni në cështjet tona të brendshme”. Përgjigje kjo që besoj nuk pritej nga qytetarët e vendit, dhe nga askush tjetër. Ishim mësuar ta shohim atë si person shumë të fortë dhe të patrembshëm, por ja që s’doli të jetë i tillë.

Përgjigja e tij e fundit ishte edhe më shokante “ne nuk i’a kthejmë fjalën Turqisë” tha kryeministri i një shteti. Përgjigje kjo që tregonte frikë  nga Erdogani? Mos dëshirë  për prishje të  marëdhënieve me Turqinë ? Zgjodhi të heshtë? Apo, nuk e pati ndonjë përgjigje ndryshe?

Pavarësia e një vendi tregohet në raste të tilla dhe përgjigjet që kryeministri duhet t’i drejtoi karshi atyre që tentojnë ta thonë të kundërtën duhet ta dëshmojnë se jemi të pavarur, dhe vetëm ne mund të flasim për vete. Kryeministri ynë dështoi ta bëjë një gjë të tillë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400