Kusa-Organizata më e fuqishme në Kosovë

08:47 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Shkruan: Seremb Gjergji, Kryetar i Bordit të KUSA-s

Individët më të fuqishëm në Kosovë, nga institucionet e deri tek jeta private janë pjesë e KUSA-s (Kosova American Alumni Association). KUSA i ka ofruar Kosovës dy president, ndërsa i treti është në fuqi.

Disa kryeministra, zv.kryeministra, ministra e zv.ministra; shumë deputetë, Sekretarë Permanent, Kryetare dhe Kryetarë Komunash, biznesmen dhe Këshillëdhënës të fuqishëm, Doktorë, Profesorë dhe ambientalistë të klasit botëror, gjykatës, prokurorë dhe Avokat të cilët kanë arritur ta përfaqësojnë dhe mbrojnë Kosovën edhe në Tribunalin Ndërkombëtarë të Hagës.

KUSA në zemrën e saj ka edhe prijës fetarë, artistë, piktorë, skulptorë dhe sportistë. Ka edhe këngëtarë që sot i japin IMAZH dhe lavdi Kosovës.

KUSA ngërthen në vete dhe i jep Kosovës të gjitha këto vlera për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Në vitin 2007 isha një ndër themeluesit e KUSA-s. Duke punuar në Statutin e organizatës dhe duke e votuar atë. Sot si kryetar i Bordit ndihem krenar me çka kemi arritur për këto 10 vjet.

Pjesëmarrës dhe formësues të jetës dhe jetesës në Kosovë. Aktualisht ka mbi 1400 anëtare – KUSA po rritet çdo ditë. Synimi i KUSA-s është që si pjesë e shoqërisë kosovare të ndërtoi parime të drejta dhe vlera njerëzore; mbi të cilat ndërtohen edhe vendi ynë pa dallim etnie.

Anëtarët e KUSA janë të gjithë kuadro të Kosovës nga të gjitha grupet etnike, që kanë qenë në një formë shkollimi apo programi avancues në Amerikë; që është bërë përmes financimit dhe përkrahjes direkte të Qeverisë Amerikane. Vet themelimi dhe vazhdimësia e punës së KUSA-s është e përkrahur nga Qeveria Amerikane – përmes Ambasadës në Prishtinë.

Andaj edhe KUSA, krahas me Ambasadën, përkrahë dhe mbështet zhvillimin e vendit tonë. Organizata jonë për 10 vjet ka lansuar, mbështetur dhe përkrahur mbi 150 (qind) projekte nga edukimi dhe trajnimi, diplomacia dhe biznesi, njerëzit me aftësi të kufizuar, ambienti e deri tek projekti i fundit në mbështetje të Ambasadës Amerikane – që është Lufta Kundër Korrupsionit. Vetëm këtë vit që po lëmë pas ka zhvilluar 20 projekte.

Në dhjetë (10) vjetët e fundit, të gjithë ambasadorët amerikanë në Prishtinë, të gjithë zyrtarët e ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit që kanë ndaluar në Prishtinë, kanë ndaluar dhe kanë ndërtuar një vazhdimësi të ngushtë të bashkëpunimit me KUSA-në.

Ambasadori Greg Delawie, Kryeministri Haradinaj dhe shumë zyrtarë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, të premten me 15 dhjetor do të jenë mysafir të KUSA-s në festimin e dhjetë (10) vjet punë, angazhim dhe djersitje për të quar të gjitha proceset e mundshme përpara.

KUSA urime 10 vjet e suksese dhe shumë punë të fuqishme në 100 vjetet e ardhshme. Gëzuar!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400