Kush në qendër të gabuar: nxënësit apo mësimdhënësit sipas reformave të reja?

11:04 / E martë, 19 Qershor 2018

 

Shkruan Besjana Rexhepi

 

Përderisa synohen të bëhen integrime në organizata të shumta botërore, në sfondin e politikës së mbrendshme dhe të jashtme të vendit, eksperimentet nuk kanë të ndalur, thënë më mirë reformimet kurrikulare, por dhe ndryshimet e shumta administrative dhe shtim të rregulloreve të reja, prej së cilave pretendohen rezultate pozitive në praktikë, konform pozitës së favorshme për të dy faktorët kyç të procesit edukativo- arsimor, për “Nxënësin dhe Mësimdhënësin”. Më parë ishin të paktë ata nxënës që mësonin për “NOTË”, ngase nga rreptësia që e kishin shumica e mësimdhënësve dhe nga testimi sistematik që ua bënin nxënësve, arrinin që nxënësve të ua ngulitnin në kokë çdo informacion të fituar. Sot, qëndron e kundërta; Një nxënës, mëson një vjershë, njësi mësimore apo përgatitet për një test, merr notën dhe fillon të bëhet pasiv edhe nëse mësimdhënësit nuk e tolerojnë atë.

Ku mbetet njohuria që ata gjoja e kanë fituar? – Sigurisht se shumica e saj shuhet! Ndërsa kur pyesin për suksesin dhe mos suksesin e nxënësve, faji iu hudhet mësimdhënësve. Rrjedhimisht, sot “Nxënësit” i kemi në qendër të vëmendjes dhe “Zot” para çdo rregulli administrativ, ndërsa autoritetin e mësimdhënësit, vetëm “fuqi teorike” pa pasur të drejtë kundërshtimi nga ana e tij.

Në anën tjetër, gjejmë prindër që janë neglizhent ndaj kujdesit të fëmijëve të tyre, por kur vie puna e suksesit kërcënojnë mësimdhënësit duke iu kërkuar nota të larta për fëmijët e tyre pa mos i merituar ato…
Por sa mund ta quajme edukim të drejtë këtë?
Në asnjë mënyrë! – Kur procesi i ngeljes dhe akcelerimit të nxënësve të jetë kundër ligjor, atëherë, ku dhe nga kush të kërkohet cilësi??…
Çka për reformimet kurrikulare? – Arsimi nuk është firmë fitimi tenderësh, vetëm e vetëm për të fituar një shtypshkronjë apo shtëpi botuese. Nga 3 apo 4 libra për 1 lëndë. Ora mësimore 40 ose 45 minuta. Çfarë t’i thuhet asaj pune që mund të arrije ta bëjë një mësimdhënës. Populli thotë; “SHKEL E SHKO”
Kundrejt kësaj, vitet ecin, gjeneratat vijnë e shkojnë, çka rezultati?
– Me mijëra e mijëra studentë në bachelor e master, që as gjërat elementare të shkrim- leximit të mos i dijnë, përfshirë dhe tabelën e shumëzimit.
Shtohet sasia e kuadrove, punësohen njerëz me dije e pa dije në vendet joadekuate, fillojnë përqarjet e shumta politike, hajnitë dhe arrihet përsëri te ndonjë konflikt i mundshëm interesi edhe me shtete të tjera dhe nga paaftësia për të menaxhuar vetë shtetin, vijmë deri te ndërhyrjet e shumta në mes ambasadorëve të huaj.
Si zgjidhet problemi? – “Me hapa të breshkës” po e dëshmojmë fatkeqësisht vetë …ose me qeverisjen e të huajve…

 

Nuk e di ku është fajtori, por një gjë është e sigurtë që nuk kemi marrur kahje të duhur përparimi, duke toleruar dhe eksperimentuar në forma të ndryshme procesin edukativo- arsimor…!

 

Autorja ndjek studimet e doktoraturës

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400