Mbi librin ‘Psikologjia e zhvillimit”  të Prof Dr. Lulzim Murtezani (2006)

21:50 / E shtunë, 21 Korrik 2018

 

Shkruan Jehona Berisha

Interesimi  për ndryshimet sistematike që ndodhin në jetën e njeriut, si ato emocionale, të perceptimit dhe ato fizike nuk janë të vonshme, por nevoja për literaturë sa më praktike lidhur me këtë lëndë, që është objekt i studimit të Psikologjisë Zhvillimore, ishte i kërkueshëm në vendin tonë, veçmas nga studentët e psikologjisë.

Një libër i tillë në të cilin janë përmbledhur këto tema, i botuar në vitin 2006,  u ka ndihmuar lexuesve që në mënyrë konçize të kuptojnë aspekte të zhvillmit në të gjitha fazat e jetës që nga moment i ngjizjes.

Është ky libri “Psikologjia e zhvillimit”, i profesor Dr. Lulzim Murtezani, i cili siç theksuam më sipër, në mënyrë të veçantë ka përmbushur një kërkesë imediate të studentëve për një tekst të tillë.

Pra libri i profesor Murtezanit e orienton studentin drejt njohjes së problematikave, përmes një gjuhe tekstore të përshtatshme, të qartë dhe të plotë, përmes një komunikimi shkencor që mund t’u shërbejë jo vetëm studentëve e profesionistëve, por të gjithë atyre që janë të interesuar për të akceptuar njohuri në lidhje me problematikat që e përcjellin njeriun përgjatë gjithë jetës, që të mund të orientohen në gjetjen dhe përshtatshmërinë e fëmijeve përgjatë rritjes së tyre, adoleshentëve apo edhe moshave tjera, për t’i kuptuar ndryshimet emocionale, psiqike e fizike të individit, e rrjedhimisht edhe ndikimet e faktorëve të jashtëm në periudhën paranatale dhe pasnatale.

Libri është sistemuar në plot njëmbëdhjetë kapituj, ku në secilin veç e veç shpjegohen shkoqur konceptet shkencore lidhur me lëndën, gjegjësisht, zhvilimin paranatal e pasnatal,  shpjegimi shkencor dhe vijimësia e këtij procesi, nga periudha paranatale, foshnjëria, fëmijëria, zhvillimi, adoleshenca, ndryshimet fizike, temperamenti, rolet gjinore, atashimi zhvillimi i të folurit dhe teoritë e zhvillimit gjuhësor, deri te pjekuria, kultura zhvillimi kognitiv etj.

Është një libër i pasur përmbajtësisht, një tekst njohës dhe orientues, burim shkencor por edhe praktik  për të proceset e zhvillimit, që në vetvete janë komplekse dhe kërkojnë studim të thelluar.

Çështjet e tilla po se kërkojnë edhe diskutime, qoftë ndër studentë, pedagogë e njohës të kësaj fushe dhe jo vetëm, për të ndihmuar pozitivisht zhvillimin e njeriut që nga fazat e hershme, duke u bazuar në konceptet e ofruara nga literatura por edhe prakticiteti permanent.

Nw saje të kësaj nevoje, autori ka ofruar një tekst, përmabjtësisht të pasur në njërën anë dhe në anën tjetër, ka lënë hapur mundësinë e diskutimeve në lidhje me temat e trajtuara, që studentët të thellojnë njohuritë e tyre, duke zhvilluar në mënyrë vetjake konceptet mbi psikologjinë zhvillimore, duke u mbështetur gjithnjë në përvojat dhe literaturën për këtë lëndë.

Këtë që e theksuam më sipër, na e jep vet profesor Murtezani në hyrje të tekstit, ku e ka pasuruar me rubrika që lënë hapur mundësinë e diskutimit, ku janë përfshirë komente, tema diskutimi, sugjerime praktike dhe rezyme, që kanë qëllim orientimin sa shkencor aq edhe praktik të lexuesve, drejt informacioneve në lidhje me lëndën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400