Muri i Berlinit ra, por mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore

19:32 / E mërkure, 30 Maj 2018

 

Nga Pirro Prifti

 

Bashkimi Europian i formuar dhe i fuqizuar pas rënies së Murit të Berlinit ka problem të cilat nuk janë problem të rritjes sesa probleme të natyre tjetër: atë të plakjes së  demokracisë e cila po shoqërohet edhe me degjenerimin moral e social, por dhe problemin tjetër gjithashtu shumë të madh dhe të rrezikshëm- atë të emigrimit masiv të popullatave afrikane, aziatike madje dhe të popullatave europiane brënda vetë BE.

 

Nëse nuk gjëndet zgjidhje,  migrimi masiv i miliona emigrantëve brënda BE do të shkaktojë shpërbërjen e BE. Kjo po ndodh dhe në SHBA, migrimi masiv nga kontinenti amerikano jugor dhe qendror  është duke ndryshuar raportet brënda SHBA, pavarësisht e SHBA është ndërtuar si shtet emigrantësh, dhe kjo është arësyea  e ardhjes në pushtet të Trumpit.

Ky rrezik ndonëse i shpërfillur nga BE, është po aq i rrezikshëm  sa që po të kujtojmë të kaluarën mund të konstatojmë se edhe Perandoria Romake ra nga dyndjet e popullatave.

 

Kush  po e shkakton këtë problem i cili ndodhi pas Rënies së Murit të Berlinit dhe të shpërbërjes se BRSS e të komunizmit?

Siç do të spjegohet më poshtë është përpjekja për të shtrirë demokracinë edhe në vëndet ku ajo nuk egziston si në vëndet e qëndrore dhe lindore të Europës dhe në vëndet islamike në të cilat sistemi dictatorial është i një lloji të veçantë ku predominon feja, ndërhyrje të cilat duke qënë të parakohëshme kanë nxitur luftrat civile, vrasje, emigracion dhe kaos.

 

Sigurisht, ngjarja më e madhe e rënies së komunizmit u  simbolizua me rënien e Murit të Berlinit duke treguar se Bota po kalonte në një sistem demokratik edhe në shtetet ku mbizotëronte diktatura komuniste. Mbetën vetëm tre vënde ku ruajtën sistemin e diktaturës së majtë; Kina, Vietnami dhe Korea e Veriut. Koha e Revolucionit permanent socialist të Trockit  u transformua në idenë e Ten Hsiao Ping-ut të një sistemi një partiak por me ekonomi të liberalizuar kapitaliste. Kjo mbetet edhe sot e kësaj dite një nga reformimet me interesante të cilat po mbajnë gjallë sistemin e majtë të të ashtuquajturit `komunizëm të rinovuar`. Përsa i përket Vietnamit sistemi marksisit i tij pësoi edhe ai hapjen përkatëse pasi ndjeu presionin ndërkombëtar të sistemit kapitalist të kombinuar me idetë pacifiste të tradistës budiste popullore por edhe me fitoren ndaj fuqisë më të madhe ushtarake të asaj kohe-SHBA, për pasojë të së cilës edhe u bashkua në një shtet.

 

I vetmi vënd që mbeti në kurthin e diktaturës është Koreja e Veriut e cila dhe sot e kësaj dite vazhdon një kurs marksist por të kombinuar me idetë monarkiste të familjes Kim e cila trashëgon pushtetin që prej viteve `50.

Bota për një farë kohe deri në periudhën 2016 mbeti e lirë dhe demokratike në të cilën dominohej vetëm nga 1 superfuqi SHBA e cila, vazhdoi së bashku me shtetet anëtare të NATO-s, dhe BE në përpjekje të përhapë sistemin demokratik perëndimor i cili në fakt nuk ishte ai system perëndimor i pas luftës por mori disa element esencialë nga sistemi komunist sado i keq përfundoi ai. Disa nga këto element inshin; emancipimi i gruas. Sindikatat,  anti-racizmi, bashkejtesa e tipit titist `vëllazëri-bashkim`, laicizmi.

 

Pavarësisht vendimeve të Reikjavikut midis Regan-Gorbaçov  e cila pasoi Rënien e Murit të Berlinit dhe gjithashtu dhe rënies e `Perandorisë së të Keqes` pra të BRSS, bota perëndimore nuk respektoi disa nga marëveshjet që u ra dakort në atë kohë midis dy liderëve të mëdhenj dhe kjo ndoshta për arësye se menjherë pas rënies së sistemit diktatorial komunist lindën tendenca të tjera të fshehura: ekstremizmi fetar dhe nacionalizmi, të cilat pas disa vitesh të rënies së Murit të Berlinit ngritën kokën dhe i shkaktuan e po i shkaktojnë botës shumë probleme. Këto dy elementë u shfrytëzuan nga Demokracia perëndimore për të luftuar sistemin komunist , por me kalimin e viteve këto dy elemente po i kthehen si boomerang vetë demokracive perëndimore me të tërë malinjitetin e tyre. Dhe kjo u pa  menjëherë.

 

Së pari, Nacionalizmi, nga një element i suksesëshëm për shpërbërjen e Jugosllavisë, shkaktoi luftra të përgjakshme pas shpërbërjes.

Së dyti, elementi tjetër i rrezikshëm ekstremizmi fetar, nga një element i suksesëshëm në luftën kundër BRSS në Afganistan u kthye në një faktor që rrezikon botën dhe sot e kësaj dite duke fillua nga luftrat fetare në Çeceni, luftrat në Siri dhe Irak, Demostratat në Egjipt,  luftrat lokale në Nigeri, Libi, ISIS, të cilat jo vetëm shkaktuan humbje të mijra jetëve por edhe vazhdon të përbëjë rrezik në botën perëndimre dhe në gjithë botën.

Një nga hakmarrjet më të para të demokracive perëndimore pas rënies së komunizmit në BRSS dhe vendet e Europës lindore, ishte shpërbërja e Jugosllavisë e cila pati sistemin më të mirë ekonmiko-social nga vëndet e lindjes, madje me idenë bashkim-vëllazërim dhe me një ekonomi konkuruese, BE dhe SHBA ndërhynë për ta ndarë duke larguar në fillim pas nxitjes së nacionalizmit të fshehur ndër vite nga autoriteti i Titos- Slloveninë, e cila u pasua nga Kroacia dhe Bosnja,  gjë që shkaktoi një gjakderdhje të madhe e të pajustifikuar në 1993. Maqedonia dhe Mali i Zi u larguan hesgturazi sepse askush nuk interesohej për to, por problem i vjetër i shqiptarëve të Kosovës ngriti krye me të drejtë  që prej formimit të Jugosllavisë e deri në formimin e Krahinës Autonome të Kosovës, por pastaj më vonë në 1981, 1992, përpjekjet pacifiste të Rugovës, e ne 1997-1999, pati luftime, të cilat u pasua nga largimi me dhunë i 450.000 shqiptarëve të Kosvosës gjë që siç e dimë pasoi ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin e një pjese të trojeve shqiptare jashtë atdheut- Kosovës nga Serbia, çlirim i cili u ndihmua jashtzakonisht nga lufta e UÇK dhe heroi Adem Jashari.

 

Rrezikshmëria e këtyre dy faktorëve, kundër demokracive perëndimore pavarësisht përpjekjeve për ti mbajtur nën kontroll, egziston dhe në demokracitë e brishta të Ballkanit e sigurisht edhe për Shqipërinë dhe Kosovën ku tendencat centrifugale ndonëse të fshehura pikërisht nën maskën nacionalisto-fetare mund të marrin përparësi nëse BE dhe SHBA nuk na ndihmojnë që të integrohemi në Europën e bashkuar avarësisht grindjeve dhe rekomandimeve europiane; këto të fundit  nuk mund ti plotësojmë dot jashtë BE.

 

Pikërisht këto dy elementë të rrezikshëm si Nacionalizmi dhe Ekstremizmi fetar janë, dhe arësyet e ringritjes përsëri të mureve në vëndet me  demokraci të zhvilluar të cilat po e përdorin si reaksion mbrojtës  ndaj emigrimit masiv i cili mund të shkaktojë në të ardhmen ndryshimin e strukturës së popullatave të shteteve me demokraci të zhvilluar, por për të penguar terrorizmin e shkaktuar nga ekstremizmi fetar i cili në fakt  përdoret nga shtetet religjioze si një faktor mbrojtjës ndaj përplasjes me civilizimin botëror.

 

Këto përplasje kanë dhe një dimension tjetër dramatik: nga një anë të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat nuk duhet abuzuar duke i u dhënë të drejta LGBT, sepse duke shkuar me këtë argumentim, demokracia perëndimore do ti japë të drejta edhe perversiteteve të tjera si pedofilia, porngrafia, vrasjet- të cilat po shkaktojnë degjenerimin moral të demokracisë dhe legjitimimin në të ardhmen të kalimit nga Demokraciae degjeneruar në një Diktaturë të djathtë.

 

Nga ana tjetër Shtetet islamike dhe ato që aspirojnë Sharian, gjejnë justifikimin e lufttës ekstremiste fetare pikërisht tek ky faktor negativ:- ai i degjenerimit të demokracisë perëndimore, megjithë mungesën e demokracisë në vëndet e tyre dhe mungesën e të drejtave të grave, barazinë gjinorë, arsimimin laik, dhe disa traditave arkaike që dëmtojnë shoqërine e atyre vëndeve. Gjithashtu , justifikim tjetër për ekstremizmin fetar është edhe emigracioni i cili po përdoret  edhe për ndryshimin e strukturës së popullatës në vëndet perëndimore përfshi BE, SHBA, Ausstrali, Kanada, etj.

 

Së fundmi  dalja në skenë e superfuqive të tjera si Kina, India, Brazili, Japonia, do të ndikojë në globalizmin e ekonomive por dhe në nxitjen e luftrave, luftrat  për dominim ekonomik. Këto shtete krahas ringritjes së mureve mbrojtëse do të përdorin edhe dy faktorët e mësipërm shpërthyes me qëllim dominimin. Le të shpresojmë që Shqipëria dhe faktori shqiptar të gjejë vehten në Demokracitë perëndimore nëpërmjet integrimit të shpejtë e pa kushte.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400