Ne, herojtë e durimit

13:20 / E shtunë, 06 Janar 2018

 

REXHEP SHAHU

  Bejne humor Stupcat dhe qortojne komandantat zhvates qe na kane vu lakun ne fyt qe nga viti 1944 e ne vazhdimesi, ne knaqemi, qeshim, duartrokasim dhe biem ne qetesi sikur u krye puna, sikur u zgjidh halli yne, sikur shpetuam prej komandantave qe kane marre peng vendin.

Kaq. Behet nje deklarate qortuese e kundershtuese nga ndonje anonim i opozites kunder veprimeve te denueshme qeveritare dhe ne knaqemi, shfryhemi, qetesohemi sikur u zgjidh padrejtesia, sikur e fituam te drejten. Le me sikur te beje deklarate lideri i opozites. Kaq. Rritet dhe nuk njeh ulje cmimi i karburantit, te gjithe shajne nen dhembe, te gjithe blejne karburant, knaqemi dhe trimerohemi kur ben ndonje deklarate kunder qeverise ndonej opozitar anonim, mbushim serberatoret dhe i japim gaz makines, shkojme sejcili ne pune te vet. Askujt nuk i shkon mendja me thirre gjithe drejtuesit e mjeteve ne vend dhe me i fike mjetet motorrike ne sheshe, ne udhe dhe mos me i ndeze e mos me i levize nga vendi makinat nje jave, nje muaj derisa qeveria ta ule cmimin e karburantit sa ne Maqedoni ose sa ne Kosove. Nuk i dalin policet qeverise me i hedhe kunder drejtuesve te mjeteve te vendit se edhe policet e thjeshte e blejne karburantin me leket e tyre, ndersa policet e “perbere” e marrin karburantin falas per makinat e tyre. Por kete organizim nuk e bejne dot anonimet e opozites, as cimcakizat e opozites, por e bejne lideret e opozites, e bejne dhe nuk e thone, e bejne me qetesi, pa fjale, pa thirrje, pa zhurme, pa britma, thjeshte ftohen qytetaret te dalin ne sheshe me makina dhe ti fikin makinat ne sheshe, te marrin buke me vete, buke me djathe, ullij, birra, raki, mish, sipas mundesive dhe te rrine ne makina. Kur te kene ftohte, ti ndezin makinat sa per tu ngrohe. Kur te merziten, ti ndezin kasetofonat e makinave e t’i bejne muzike qeverise e cila punon me mire me muzike ne sfond. Akoma nuk ka shkue dhimbja ne palce, ne kocke se po te kishte shkue ne kocke do te reagonin njerzit edhe nese nuk do te kishte opozite qe ti udhehiqte. Akoma knaqemi e mjaftohemi me lufte deklaratash shtypi, me skeqe e humor stupcash, portokallie, alpazaresh apo apartamentesh te Jul Dedes. Opozitaret e administrates se opozites jane te qete dhe mjaftohen me luften e deklarateve deri ne diten kur te shndrrohen ne pozitare pas lodhjes se qeverise. Jane ne pritje te OJQ-ve qe enderrojne te bejne protesta dhe te behen lider nga keto protesta. Por protestat e OJQ-ve mundet ti organizoje vetem kryeministri dhe askush tjeter, ai eshte dirigjent i protestave te OJQ-ve, ai eshte “zjarrvenesi” i protestave antiqeveritare te OJQ-ve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400