Negociatat

09:39 / E hëne, 11 Qershor 2018

 

Nga Florim Rrudhani

Negociatat janë shpeshherë vazhdim i bisedimeve paraprake dhe, zakonisht zhvillohen si bisedime qoftë në formë dypalëshe (bilaterale) apo multiraterale, por duhet ti dallojm bisedimet edhe negociatat që nuk po i dallon Kosova në dialog me Serbin e veqanrisht duhet ti dalloj në negociatat finale apo siç po quhet dialogu final Kosov-Serbi. “Negociatat dallojn nga bisedimet sipas qëllimit dhe sipas synimit. Te negociatat qëllimi final është të arrihet marrëveshja, ndërsa bisedimet ka të bëjë me qendrimin e kembimit të informatave etj. Qëllimi i negociatave është kontratë ndërkombëtare. Në këtë kontekst mund ti konsiderojm si bisedime orientuse drejt kontratës ndërkombetare, drejt qëllimit, drejt marrëveshjes. Pra negociatat jan faza e parë në procesin ndërkombëtarë. Zakonisht negociatat zhvillohen nga negociatoret me gojë. Janë të ndryshme rrethanat e negociatave por të paracaktuar paraprakishtë :vendi, gjuha, koha, numri i negociatorve, dhe qëllimi. Për negociata, ata që negocijojnë ka nevojë për autorizimin formal të organit përkatës të shtetit të vet(zakonisht qeverisë apo ministrit të jashtëm). Por sistemet politike parlamentare si (Kosova) nevoitet autorizim nga Parlamenti i Republikes së Kosoves ku përcaktohen objekti i negociatave. Shefi i shtetit, kryetari i qeverisë dhe ministri i jashtëm nëse dakordohen bashkarisht mund të lidhin marrëveshje ndërkombëtare pa autorizim të posaçëm. Sepse sipas të drejtes ndërkombëtare kan autorizim gjeneral për negociata, ndërsa për lidhjet e marrëveshjeve, kuptohet se i kufizojn rregullimi kushtetues dhe ligjet e shteteve të tyre. Kosova duhet ta ndërtoj një ekip pa bajraktarizëm dhe protagonizëm por me profesionalizëm të fushave që kërkohen në këto negoicata finale me Serbin. Shum është me rëndësi bilancin e bisedimeve me Serbin që kemi nga viti 2011-2018, marrëveshjet nuk jan ratifiku asnjëher në parlamentet e këtyre dy shteteve dhe kjo duhet të mos përsëritet në negociatat e ardhshme me Serbin sepse në syrin ndërkombëtar Kosova nuk duket shtet ndërsa Serbia me ulse në Okb duket se po i rregullon problemet e mbrendshme. Kornizat e negociatave me një platformë të formuar dhe aprovuar në Parlamentin e Republikes së Kosoves si autorizim për negociatorin cilat pika jan të diskutushme dhe gjdo pikë që sjellet në tavolin që nuk është në platformen e formuar si rezultat i informimit të temava paracaktuse në negociata Kosovë-Serbi nuk duhet të negociohet. Parashikimi sa më i saktë dhe prezantimi sa më i qartë deri ku parasheh platforma e shtetit kompromis që une e prezantoj si i autorizuar për të negociuar. Negociatat duhet të udhëhiqen nga profesor universitarë të marrdhënieve ndërkombëtare, profesor universitar të diplomacisë me biografi të pastër atëdhetare dhe i papërlyer në korrupsion apo në afera tjera të ndryshme.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400