Pas përkujtimit të betejës së Koshares bëhen bashkë për të ngrënë drekë, pa i ftuar familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e Koshares!

14:33 / E martë, 10 Prill 2018

 

Nga Hysni Gashi

Shumë mirë, pajtona deri diku edhe pse varfëria qytetare është shumë e madhe ne raport me pushtetaret.Por ajo që nuk pajtoj është se krerët e shtetit është dashur të drekojnë me familjet e deshmorve dhe luftëtarët e Koshares dhe jo me ata që ishin kundër luftës çlirimtare me Udbashit. Pra, këta udhëheqës është dashur t’i ftojn të drekojn dhe t’ja lehtësonin dhimbjen familjeve që humben më të dashurit ne betejen e Koshares,e jo ta lehtësojnë vetën më këngë, mish e birra,duke ja renduar edhe me shumë dhimbjen. Ky nuk është rast i vetëm dhe i fundit që injoroni familjet e deshmorve e çlirimtaret dhe festoni me Udbash, më njerëzit që betejën e Koshares e patën quajtur betejë terroristësh. Pra këta të vetëquajtur udhëheqës nuk njohin aske tjetër përveç barkut të tyre plot,xhipeve të blinduar dhe gjirollogarite plot para, ndërsa protagonistet e Betejës së Koshares jetojnë në varfëri dhe në gjendje të mjerueshme sociale,dhe ja hapin deren vetëm atëhëre kur i duhen vota për pushtet.

KOHA ËSHTË E MASAKRANJVE!

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400