“Patriotët” e sotëm inferiorë ndaj Serbisë sikur komunistët e djeshëm kosovarë!

11:31 / E premte, 06 Janar 2017

 

Shkruan: Nehat Hyseni 

Arrestimi i Ramush Haradinajt nga policia e Francës, “muri i Berlinit” në Mitrovicë, “shetitja” e politikanëve nga Serbia nëpër Kosovë pa lejen dhe pa miratimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës, si dhe shumë truqe, obstrukcione e ndërskamca të pafund të Serbisë, flasin qartë se Republika e Kosovës është pa burrështetas dhe politikanë e atdhetarë të mirëfilltë.

Politikanët aktualë të Kosovës janë ekstremisht të shantazhuar, sê pari nga vetvetja, meqë nuk kanë moral e dinjitet njerëzor, kombëtar e shtetëror, meqë u mungojnë vlerat e mirëfillta patriotike e shtetformuese.
Këta më shumë i përngjasin kriminelëve dhe banditëve të pangopshëm për pushtet, para e kurvëri, se atdhetarëve të mirëfilltë e dinjitozë.
Në mungesë të këtyre vlerave elementare të atdhedashurisë tē tyre, me këta Serbia po tallet botërisht, duke i poshtëruar e duke i bërë gaz para opinionit e para botës.
Shija e keqe e veprimit makabër e arrestimit të një ishkreministri të Republikës së Kosovës bëhet edhe më kompromituese dhe më e padurueshme poqese, ruana Zot, dalin të vërteta dyshimet e publikuara në disa media se ky arrestim mund të jetë realizuar edhe me porosi dhe bashkëpunim nga Kosova?
Kemi përshtypjen se historia e keqbërjes politike po na ripërsërtiet: gjatë Luftës së Dytë Botërore midis komunistëve dhe “nacionalistëve”, pastaj midis “irredentistëve” dhe komunistëve, apo “shqiptarve të ndershēm”, që degjeneroi në luftë të fshehur e sekrete midis vet komunistëve, që ia lehtësonte punën Serbisë për të bërë kërdinë mbi intelektualët dhe mbi shqiptarët e Kosovës.
Derisa atëbotë, në kohën e Titos Serbia me anë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë i realizonte qëllimet e veta djallëzore antishqiptare, tani në shekullin XXI, Serbia në “Kosovën e lirë dhe të Pavarur”, atë po e realizon nëpërmes Interpolit dhe Dialogut të Brukselit.
Sa duket, Ramush Haradinaj ka bërë “gjynahe” me kërkesën për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, për “Zajednicën” dhe për mbështetjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës gjatë Luftës së UÇPMB-së e deri më sot.
Por, kupa u stërmbushë dhe mbase edhe u derdhë me lajmin se z. Haradinaj ishte ftuar në Washington në ceremonialin e inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-ve më 20 janar 2017. Flitet se ky fakt paska nxitur xhelozi tek kolegët e tij dhe se zemërimi i tyre, ka gjasa të ketë derivuar në arrestimin e tij?!
Pra, Serbia po i arrinë qëllimet e veta makabre falë institucioneve. ndërkombëtare, por edhe falë dashakeqësisë, rivalitetit të sëmurë politik dhe veprimeve të pista, “nën rrogoz”, të vet politikbërjes kosovare.
Sido që të jetë puna, mbase duhet dhezur alarmi për dhënien fund të politikbërjes kosovare jokurrizore e të padinjitetëshme, banditizmit e hajnisë, të rrenave e tradhëtisë dhe duhet vendosur dinjitet e moral, si dhe reciprocitet të plotë e barazi të shqiptarve e serbëve, si në të drejta dhe në përgjegjësi, pse jo edhe në arrestime.
 Duhet dhënë fund shfrenimit të Serbisë si “okupatore” të Kosovës, mbase edhe të institucioneve ndërkombëtare, duke filluar me arrestimin, nëse vjen pa leje, pse jo, edhe të presidentit Nikoliq, Gjuriqit dhe tê tjerëve.
Sepse, duhet të vetëdijësohemi më në fund se askush nuk do e respektoj Kosovën, e aq më pak Serbia, poqese  ne nuk jemi të gatshëm dhe të vendosur deri në fund për t’i dalë zot këtij vendi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400