I penduari: Rusia donte të vrisja kryeministrin e Malit të Zi

22:43 / E premte, 12 Janar 2018

 

Arben Llalla

Ndikimi i Rusisë në Ballkan është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Të gjitha ngjarjet e viteve të fundit kanë shqetësuar SHBA-të e cila ka dërguar diplomatët e saj në Ballkan të cilët i kane njohur qeveritë ballkanike rreth rrezikut rus.
Me sa duket ndikimi rus është me i fuqishëm sa kishim menduar. Ata po shkojnë deri aty sa të eliminojnë fizikisht edhe krerë shtetesh apo qeverish të cilat mund tu dalin kundër.
Para Gjykatës së Lartë në Podgoricë dëshmitari bashkëpunëtor Sasha Singjeliç deklaroi se e ka refuzuar detyrën që ia ka dhënë shtetasi rus Eduard Shimakov për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq, raporton B92 i Beogradit.
“Në të njëjtin çast kur më pyeti unë e dija se nuk kam mundësi ta bëj atë, sepse situata e sigurisë ishte e keqe, e unë s’merrem me kriminal”, ka thënë Singjeliç.
Në dëshminë gjatë një seance të mëhershme, në fund të tetorit të kaluar, Singjeliç ka sqaruar se si ka rënë në kontakt me Shimakovin në një kamp të refugjatëve në Rostov të Rusisë. Kanë pasuar disa takime në të cilin rusi e ka bindur se “qarqe të fuqishme në Moskë” janë shumë të interesuara që zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi t’i fitojë opozita, për shkak të synimit të pushtetit, të udhëhequr nga Gjukanoviçi, që ta anëtarësojë shtetin në NATO.
Rusia nder shekuj ka kërkuar një dalje në Detin Mesdhe. Gjithmonë ka tentuar me aleatin e saj historik, Serbinë. Tani me sa duket nuk është e përqendruar vetëm tek Serbia por dhe tek Mali i Zi dhe Maqedonia. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte një kundërpërgjigje e SHBA-ve ndaj Rusisë. Me sa duket intrigat ruse ndaj malit të zi kanë qene edhe më të forta.
Duke rrëfyer për një takim në Moskë, vetëm pak javë para zgjedhjeve të 16 tetorit 2016, Singjeliq tregon se Shimakov i ka thënë se “kemi dhënë tepër shumë para për këtë fushatë, kemi informata se Mali i Zi dëshiron në NATO dhe, nëse opozita tash s’fiton s’ka më kthim prapa”.
Në seancën e sotme Singjeliq i përsëriti akuzat se rusët kanë ardhur me ftesë të partisë opozitare pro-serbe në Mal të Zi Fronti Demokratik, liderët e të cilit Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, si dhe vozitësi zyrtar i partisë Mihajlo Çadjenoviç janë ndër të akuzuarit për tentim terrorizmi.
Me akuzën e Prokurorisë Speciale janë të përfshirë, ndër të tjerët, dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, si dhe nëntë shtetas serbë. (news-start.info)

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400