Për demarkacionin në veten e parë

14:35 / E hëne, 26 Shkurt 2018

 

 

Shkruan: Faton Abdullahu

Për dallim nga temat dhe problemet e ndryshme qeveritare, që i kishte Qeveria Mustafa, kur si këshilltar politik në këtë Qeveri jam prononcuar për demarkacionin, e jam prononcuar shumë dhe për kohë të gjatë, të gjitha ato i kam bërë vetëm pasi jo zakonshëm, kam marrë mundin që edhe vet të merrem më shumë me këtëçështje, e jo vetëm të transmetoj herë pas herë çfarë thotë Qeveria.

Kam shpenzuar shumë orë pune,shumë edhe pas orarit, jamë takuar me shumë ekspertë, kam shfletuar e konsultuar shumë materiale,kam biseduar me qytetarë, avokatë,banorë nga ato anë, ndërkombëtarë, përfaqësues ambasadash,me qëllimin e vetëm, për të kuptuar edhe vet si qëndron puna e demarkacionit, thjeshtë për të kuptuar e për ta bindur edhe veten si qëndron e vërteta që të mund ti tregoj të tjerëve dhe më pas ti jap të drejtë morale vetes të dal para kamerave dhe të them, Kosova nuk humb tokë. Të kuptohemi, ky ishte qëndrim i Qeverisë. Por përkundër kësaj, nuk e kam pasur as më të voglën trysni nga askush, të dal e të flas për këtë çështje, aq sa kam dal dhe aq sa kam folur. Përkundrazi, sa më shumë rritej trysnia e orkestruar kundër nesh për demarkacionin, aq më shumë unë jepja edhe shpjegime, arsyetime, kalkulime nga më të ndryshme, që ishin orgjinale të mijat, për ti kundërshtuar opozitarët të cilët gënjenin dhe linçonin. Në këtë proces të sikletshëm, edhe për mua personalisht, do ta kisha lënëatë punë në Qeveri, pa menduar dy herë, sikur të bindesha për të kundërtën mbi demarkacionin, pra se Kosova po humb tokë. Por isha bindur ndryshe. Në zyrën e Kryeministrit përveçse jamë sjellur institucionalisht, sidomos për demarkacionin, kam bërë edhe ekstra më shumë se për çështje tjera, sepse mëështë dukur se po e humbnim betejën, se ka shumë keqkuptime, se ka nevojë më shumë angazhim për ta ndalur turrin hamshor të atyre që sot fal sajesës dhe gënjeshtrës në atë kohë, se ne po falnim tokë Malit të Zi, i kemi këmbëkryq në pushtet, në Kuvend, në Qeveri. Të pamoralshëm deri në neveri, si dje si sot.

Ka pasur edhe disa, deputetë, ministra, zëvendësministra, e zyrtarë të tjerë të cilët,edhe pse në Qeverinë Mustafa dhe në pushtet, disi kanë hezituar ta bëjnë,së paku nganjëherë këtëqë bëja unë në media dhe gjetiu, me arsyetime nga më të ndryshme,duke mos e thënë kryesoren, frika nga linçimi dhe humbja e autoritetit, frika se po shpallen njerëz që po falin tokën e Kosovës dhe se më pas do të humbnin vota.Kjo nuk mëështë dukur e ndershme, as institucionaliste. Ata ishin qyqana, ata ishin manovrues hipokrit, por edhe dembela, që nuk merrnin mundin për ta analizuar procesin. Për më keq, disa prej tyre, edhe do të fusnin thika pas shpine në momente kruciale për Qeverinë Mustafa, dhe do të fillojnë të shiten patriota dhe racinal dhe t’i bashkangjiten kauzës antiqeveritare të opozitës në atë kohë. Në vend se ta shtojnë angazhimin e ti dalin në mbrojtje Qeverisë, dhe Kryeministrit Mustafa, ata e hetuan se nëse e bëjnë të kundërtën, mund të fitojnë pikë morale-politike, në stilin – ne nuk jemi opozitë, ama tokë Kosove nuk falim dhe pikë. Të njëjtit sot janë këmbëkryq në Kuvendin e Kosovës, me votat e fituara në atë mënyrë, pa dinjitetshëm.

Kam vazhduar punën time me kujdes të shtuar, por me bindje të forcuar se drejtësia dhe e drejta janë në anën tonë, në anën e Qeverisë Mustafa. Kam vazhduar me sëkëlldi jo të vogël, por pa hezitim në bindje, të prononcohem gjithandej për demarkacionin, duke mos harruar të them gjithmonë Kosova nuk humb tokë, kështu mendon Qeveria Mustafa, por duke lënë përshtypje me argumente shtesë se edhe personalisht nuk mendoj ndryshe, dhe se ata që po kundërshtojnë gënjejnë dhe e bëjnë këtë vetëm për të ardhë në pushtet. Ndërkohë opozitarët sa më shumë gënjenin, aq më shumë i afroheshin pushtetit. Unë sa më shumë që flisja aq më shumë degradohesha.

Po ju tregoj për herë të parë. Kam pasur shumë, ama shumë ofendime, sharje,kërcënimenga më të ndryshmet në rrjetet sociale nga jo pak njerëz, nga disa grupe, mbase militant të partive të ndryshme, që sot kanë marrë pushtetin, kam pas edhe kërcënime serioze për jetë. Në atë kohë nuk ishin të paktëedhe ata që më drejtoheshin me dhembshuri – çka tu dasht që u fute nëkëtë Qeveri, ke humb shumë, po të shajnë njerëzia për punën e këtij demarkacionit dhe në largim e sipër më thonin: ke pas babë të mirë, që mund të lexohej edhe si akuzë shtesë. Nuk jam ndalur prap. Sepse kisha vendosur paqen me veten më herret për këtë çështje, sepse kisha kuptuar se po sajohej një kauzëe rreme, nga njerëzit që politikën e kanë biznes për vete dhe klanet e tyre, dhe që i gjeje në të gjitha anët, me të vetmin qëllim për të ardh në pushtet dhe për të gllabëruarsa më shumë.

Rënjen e Qeverisë Mustafa e kam konsideruar humbje të betejës. Humbje për Kosovën. Edhe humbje të betejës personale. Nuk ka qenë e lehtë, sepse e kisha kuptuar mirë djallëzin kush dhe si po e bënte. Nuk ka qenë e lehtë kur e kupton se kësaj kauze dilitante dhe të dëmshme po ju shërbejnë edhe jo pak media, kur e kupton se shumë qytetarë janë manipuluar të ushqyer me shpresën e rrejshme për ndryshime. U ndalën tradhëtarët që donin ta falnin tokën e Kosovës.Kështu lexohej rënja e Qeverisë Mustafa. Nuk ishte pozitë elehtë për ne, përkundrazi.

Mbi këtë frymë triumfaliste të opozitës në atë kohë – ‘po e mbrojmë tokën e Kosovës’ të cilës ju bashkangjitën edhe disa të tjerë, u mbajtën zgjedhjet e kaluara parlamentare. Mbi këtë gënjeshtër të orkestruar, janë fituar shumica e votave nga ata deputet që sot janë në Kuvendin e Kosovës. Mbi këtë frymë (pseudo) patrotike me mision djallëzor, është ndërtuar Qevria Haradinaj. Prandaj parimisht sot ky Kuvend, kjo Qeveri dhe këta pushtetarë, nuk janë legjitim, sepse nuk kanë as moral, as parime, as dinjitet. Nëse kalon demarkacioni të mërkurën, nuk do të thotë se kaloj edhe turpi dhe djallëzia nga pushtetarëve aktual, nga Kuvendi dhe nga Qeveria. Përkundrazi, miratimi i demarkacionit do ta justifikoj më së miri, mosmiratimin që qytetari i Kosovës duhet ta ketë ndaj vazhdimit të punës së pushtetarëve aktual. Kalimi i demarkacionit nga kjo Qeveri dhe ky Kuvend, duhet t’ia shkrurtoj jetën këtyre institucioneve, jo ta justifikoj vazhdimin e punës së tyre për të kryer punë tjera të mëdha. Prandaj qytetarët e Kosovës nuk kamë kurfarë garance, se pushtetarët e sotëm, se ky Kuvend sot, se kjo Qeveri aktuale,  janë të denja që të vazhdojnë të vendosin dobishëm për Asociacionin e komunave serbe,  të vendosin ndershëm për Ushtrinë e Kosovës, paanshëm për Gjykatën Speciale dhe menqur për hyrje të Kosovës në NATO dhe BE.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400