Përballë politikës shoviniste serbe, politika unike shqiptare

11:37 / E martë, 10 Janar 2017

 

Sali Bytyçi 

Politikës shoviniste serbe i dilet përballë vetëm me një politikë unike shqiptare.

Pasi ekziston një politikë serbe që do të shtrijë ndikimin jashtë hapësirës serbe, atëherë duhet të jetë edhe një politikë shqiptare që duhet të shtrijë ndikimin brenda hapësirës shqiptare!

Nëse për politikën evropiane është e pranueshme shtrirja e politikës, po edhe e sovranitetit të politikës serbe jashtë hapësirës serbe, për politikën evropiane duhet të jetë e pranueshme edhe shtrirja e politikës dhe e sovranitetit të politikës shqiptare brenda hapësirës shqiptare.

Çfarë i duhet Evropës Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovën multietnike?! Për të legjitimuar një Republikë Serbe në Kosovës?! Dhe ne duhet të jemi ata që vullnetarisht duhet t’ia mundësojmë një Republikë Serbe Serbisë në Kosovë?!

Shkurt, nëse për Evropën është normale ndarja e Mitrovicës, atëherë normale duhet të jetë edhe ndarja e Shkupit!

Ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë si një komb i vetëm, të përcaktojnë hapësirën e bërthamës së tyre, e jo të ngelen të shkapërderdhur në krahina të ndryshme. Vetëm një Shqipëri e bashkuar është garanci për paqen në Ballkan e në Evropë, përkundrazi, të ndarë e të përçarë nëpër hapësira të ndryshme, shqiptarët edhe më tej do të vazhdojnë të mbeten element destabilizuese në këtë pjesë të Evropës.

Për këtë, vetëm duhet të ketë politikanë vizionarë, që shohin përtej interesave të ngushta dhe konjukturave të përkohshme evropiane. Sepse ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të mendojnë për çështjet e përgjithshme, mbarëkombëtare, të marrin guxim për të vepruar me maturi e guxim jo vetëm për të mirën e shqiptarëve, por edhe të Ballkanit dhe të Evropës.

 

(10 janar 2017)

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400