Përse në Kosovë nuk duhet të lejohet kurrfarë asociacioni etnik?

14:11 / E enjte, 05 Prill 2018

 

Nga Sali BYTYÇI

 

 

Sot Republika e Kosovës, të cilës kur ia shton edhe problemet që inskenohen çdo ditë, i ka më shumë senjëmijë e një probleme,por problemi kryesor i Republikës së Kosovës sot është i ashtuquajturi Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe, që de fakto e ndan Kosovën në dy pjesë: në pjesën Serbe dhe në pjesën e Të Gjithë të Tjerëve.

Çfarë do të thotë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbedhe përse nuk duhet të lejohet kurrfarë Asociacioni etnik në Kosovë?

Ja tri arsyet kryesore:

  1. Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që e ndan Kosovën në dy pjesë, në pjesën Serbët dhe Të tjerët, e zhbën parimin multietnik, mbi të cilin është krijuar Republika e Kosovës.
  2. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe do të pamundësojë funksionimin e Republikës së Kosovës;
  3. Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do t’ia njohë të drejtën e hises ish-kolonizatorit, shtetit të Serbisë, mbi ish-koloninë e saj, Kosovën.

Konkluzion:Ndarja në Pjesën Serbe dhe të Tjerët, do të jetë burim konfliktesh me pasoja të paparapara në të ardhmen. Nëse krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe më nuk i duhet askujt Kosova, as pavarësia e saj, sepse më nuk do të ketë një Kosovë, po më shumë se një dhe nuk do të jetë as e pavarur, as sovrane!Në kohën kur do të ketë probleme të vazhdueshme në Kosovë, si dhe pasiguri që do të ndihet në çdo qelizë të jetës, jo vetëm që kjo e ashtuquajtur republikë nuk do t’iu duhet gjë shqiptarëve që janë shumicë këtu, po edhe serbët vazhdimisht do të jenë vegla të politikes subversive të Serbisë në Kosovë!

Bile, gabim ishte edhe formimi i Komunave me Shumicë Serbe!

Të gjitha komunat në Kosovë duhet të jenë multietnike: cila parti t’i fitojë votat, le të udhëheqë me komunat, po edhe shtetin!

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400